Manjani thirrje opozitës: Rama minoi dialogun politik, vihuni në krye të zgjedhjeve…

0
104

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se dialogu politik sot minohet nga Edi Rama me ndryshimet Kushtetuese që do miratohen në mënyrë të njëanshme.

Manjani shkruan se opozita e ka kryer misionin e saj duke kontribuar në dialogun politik dhe është tashmë kristal e qartë se dialogu u minua dhe sot hidhet në erë nga “tritoli politik” Rama.

“Tani është momenti që opozita të vihet në krye të zgjedhjeve, që nuk do jenë të lira, as të ndershme, por janë e vetmja rrugë për të zgjidhur dilemën:

O fundi politik i Edi Ramës, ose fundi demokratik i shqiptarëve! Është detyrë e opozitës të ftojë shqiptarët të dalin në votime, që të tejkalohen pisllëqet elektorale që ka gatitur Rama në kuzhinën e tij të qelbur.

Është detyrë e opozitës që të garantojë se çdo votë do ruhet e do numërohet ashtu siç është. Do jetë mision i vështirë, por krejtësisht i arritshëm. Erën e ka në favor. Opozitën dhe politikën në tërësi nuk e bën koalicioni, por misioni dhe qëllimi i përbashkët!”, shkruan Manjani.

Reagimi i ish-ministrit vjen në një kohë kur Kuvendi ka nisur seancën plenare dhe pritet të miratojë ndryshimet Kushtetuese, të dakordësuara nga Edi Rama dhe opozita parlamentare, por që kundërshtohen nga opozita e bashkuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here