‘Edhe BE e nxori mashtrues’/ Tabaku: Përse Veliaj gënjeu për fondet e rindërtimit të shkollës ‘Sami Frashëri’?

0
106

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka denoncuar edhe njëherë mashtrimin e Erion Veliaj me fondet për rindërtimin e shkollës ‘Sami Frashëri’, ku BE e përgenjeshtroi gënjeshtrën e tij.

Postimi i plote

‘Vazhdoj të pyes Veliajn dhe ai nuk përgjigjet por fyen. I zënë në rrenë, i kapur në mashtrim ka vendosur të fyejë dhe të mos i përgjigjet shqiptarëve. Bashkimi Europian e nxorri mashtrues por gënjeshtarët nuk kanë cipë dhe sa herë zihen në gënjeshtër fyejnë.

Përse hesht Veliaj dhe përse nuk përgjigjet për pyetjet publike që i kam drejtuar prej mëse një jave?! Ngaqë fsheh të vërtetën që dita ditës bëhet më e qartë dhe e dukshme. Nuk ka klithmë, fyerje apo dhe kërcënim që ta fshehë.

Çdo ditë do të pyes kryebetonierin dhe kryemanipulatorin për të njëjtat pyetje mbi shkollën “Sami Frashëri.

Faktet janë tmerri tij por njëkohësisht arma e vetme e të vërtetës përballë gënjeshtarit.

Si ka mundësi që shkolla që u rikonstruktua pak kohë më parë u dëmtua aq rëndë nga tërmeti?

Përse gënjeu Veliaj për fondet e rindërtimit të shkollës “Sami Frashëri”?

Përse kërcënoi mediat, njësoj siç bëri me dokumentarin e gazetarit Artan Rama që fliste për vrasjen e të ndjerit Ardit Gjoklaj, në lidhje me transmetimin e deklaratës së BE që nxirrte zbuluar gënjeshtrat e Veliaj?

Përse e prishi pa një plan projekt konkret shkollën Sami Frashëri?

Përse anulloi tenderin në Prill 2020 pak ditë përpara prishjes?

Përse vlera e shkollës është 4.5 mln euro ndërsa shkollat me financim nga BE kushton 700 mijë euro?!

Këtyre pyetjeve duhet ti përgjigjet Veliaj. Janë të thjeshta dhe të kollajta për këdo që punon ndershmërisht. Por janë tmerri i atyre që kanë për të fshehur në dollape skeletin e krimeve dhe korrupsionit.

Në pritje të një përgjigjeje nuk do të rresht së përsëritur këto pyetje përballë fyerjeve.

P.S: Akuzat politike dhe sulmet personale edhe me shpifje kur je në siklet i kuptoj, gjuhën e baltës e të gënjeshtrës ia njoh edhe përpara se t’i hynte politikës. Por sa do te përpiqet ta harrojë se mund të shpifë për të më baltosur me baltën që ka përsipër. Çdo pronë edhe pasuri e imja është e deklaruar dhe e verifikueshme por nuk mund të them të njëjtën gjë për të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here