200 mln euro më pak në arkat e klubit, por Barcelona nuk heq dorë nga Martinez

0
111

Barcelona dëshiron me çdo kusht Lautaro Martinez, i cilësuar prej kohësh si pasuesi i Luis Suarez në majën e sulmit. Këtë dëshirë nuk e mohoi as presidenti Bartomeu pak ditë më parë por nuk mohoi as faktin që transferimi i tij për momentin është i bllokuar. Kriza ekonomike që ka sjell COVID-19 ka prekur shumë edhe arkat e Barcelonës, 200 milion euro më pak ka arkëtuar klubi këtë periudhë, duke e bërë të vështirë të lëvizin në merkaton në hyrje.

Mundo

Sipas “Mundo Deportivo” e vetmja mënyrë për të arritur tek Martinez është përfshirja e lojtarëve të tjerë në mënyrë që të ulet vlera kesh e transferimit. Oferta e fundit e Barcelonës ka qenë 70 milion euro kesh plus kartonin e Firpo i vlerësuar me 40 milion euro. Sigurisht që çështja Martinez nuk është e mbyllur, përtej krizës ekonomike, për argjentinasin do të dëgjojmë deri në fund të merkatos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here