Vasili: Opozita e Bashkuar është de facto fituese e zgjedhjeve…

0
121

Ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se me refuzimin e listave 100% nga ana e maxhorancës, ka rënë alibia e Kryeministrit se qëllimi i tij i vërtetë i ndryshimit të Kushtetutës është pikërisht vullneti i qytetarëve. Vasili ka thënë se qëllimi i vetëm është ai i ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, pasi për ish-deputetin e LSI, Opozita e Bashkuar është fituesja e zgjedhjeve.

Ndërkohë që heqja e koalicioneve parazgjedhore sipas tij krijon mundësi për pazare paszgjedhore.

“Farsa bie në tokë brenda pak sekondash, ajo e listave të hapura të Ramës, në parim një Kryeministër bashkë me ca të tjerë, që kanë qenë ata që vidhnin votën e qytetarëve, u bënin presion, e shisnin e blinin, nuk mund të flasin në emër të popullit. Ky ishte vetëm pazar politik brenda Parlamentit, do bëjmë sikur të hapin listat që të heqim koalicionet, sepse fronti opozitar është fitues de facto i ditur për tërë shqiptarët”.

“Të tërë pa përjashtim, promovuesit mashtrues të listave të hapura, u përpoqën të lidhin dy çështje pa lodhje, preferenca që brenda një partie të zgjedhësh edhe kandidatin me organizimin politik në koalicione. Cili shqiptar u shqetësua për koalicionet? Askush. Pjesë e farsës që humbësit u lihen qytetarëve e fituesit i mbajnë kryetarët e partive, ky nuk është qëndrimi i opozitës”.

“Koalicionet parazgjedhore që janë përcaktim i të bërit politikë janë morali përballë pazarit të Ramës, të gjitha forcat që kanë objektiva të njëjta grupohen në koalicion, u thonë popullit që ne do u qeverisim në këtë mënyrë. Rama thotë jo, ta lëmë këtë të dalë si të dalë, e një ditë pas zgjedhjeve, të fillojmë pazarin e të bëjmë numra për te qeverisur vendin”.

“Qytetarët duan koalicione të vërteta që t’i dinë që përpara zgjedhjeve, pazarxhiu përballë do dhe votën ta japë me koncesion, donte ta numëronte votën me nëpunësit e tij, çdo shqiptar e ka të qartë se ky është i pazareve, opozita është e parimeve”, tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here