Kim Mehmeti: Piktori ka vendosur të ketë dy Kushtetuta

0
120

Analisti Kim Mehmeti, në programin e tij Këndi i Kimit në SYRI TV, komentoi zhvillimet në Shqipëri.

“Në Shqipëri vazhdon tragjedia e vrasjes së njerëzve dhe e vrasjes së shtetit. Aty ku e vrasin shtetin, nuk ka qytetarë të interesuar për ta mbrojtur atë,” tha Mehmeti

“Vrasësit e shtetit, siç janë Piktori dhe rilindësit e vet, që rrënojnë natën Teatrin Kombëtar dhe gjithçka tjetër, dalin të pamaskuar, pasi siç duket nuk kanë frikë askënd. Janë të bindur e në Shqipëri nuk ka forcë që t’i ndalojë.

Kështu, Shqipëria në vend që të bëhej shtet, të bëhej mëmëdhe, u bë vend ku bëhet çmos që ne shqiptarët të na integrojë me Serbinë, të na bëjë më të afërt me Serbinë.

Aty kemi një parlament që më shumë ngjan me pazar grash, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka asnjë institucion që ndëshkon pushtetarët, nuk e keni institucionin e ndëshkueshmërisë.

Piktori tani ka vendosur që në Shqipëri të ketë edhe dy Kushtetuta, një për qejfin e tij dhe një Kushtetutë që do e mbrojnë njerëzit që duan të mbrojnë sadopak Shqipërinë.

Shqipërisë ka filluar t’i mungojë edhe guximi qytetar dhe vullneti që të mos i jepet fati politik çdokujt. Nuk mundet që çdo budalla të vendosë për fatin e Shqipërisë,” tha Mehmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here