5 ditë me simptomat e Covid-19, çfarë i ndodhi moderatores së njohur shqiptare?

0
138

Në programin “Rudina”, në Tv Klan, pasditen e djeshme ishte e ftuar moderatorja Einxhel Shkira. Për periudhën e izolimit, ajo tregoi se gjithmonë kishte dashur një muaj pushim dhe kur kjo gjë ndodhi, ishte si një ëndërr e bërë realitet, sepse ishte një periudhë qetësie dhe shkëputjeje nga bota.

Por 5 ditë ishte në merak, për shkak se dyshonte se mund të ishte e infektuar me koronavirus. Kishte tempertaturë, dhimbje fyti, kollë, ethe, por nuk e bëri testin dhe nuk e di nëse e kaloi apo jo virusin.

“E kam thënë dhe më përpara dhe isha ndër njerëzit që thosha: O Zot, pse nuk më jep një muaj që vetëm të rri në shtëpi, mos dal, mos bëj asgjë, vetëm të fle gjumë, një muaj dua. Por më vriste ndërgjegjja nëse do e bëja një muaj pushim, se e dija që të tjerët ishin në aktivitet, por kur dhe të tjerët nuk ishin në aktivitet, për mua ishte një ëndërr e realizuar. Përpos pjesës që më vinte keq për çfarë po ndodhte, po ishte si të ndaloje kohën. Dukej çdo ditë njësoj dhe unë e mora kohën të bëja çdo gjë që doja. Nisja ditën dhe thoja sot do bëj këtë gjënë që nuk e bëra dje. Çdo ditë i dhashë vetes të bëja gjërat që i kisha lënë pa bërë dhe plus që mora një relaks, një qetësi, një detox. U shkëputa fare, nuk kam parë televizor, nuk kam parë filma, nuk kam parë Netflix, nuk kam takuar njeri, as kam folur me njeri, domethënë unë kam qenë totalisht e izoluar. Shyqyr kam një ballkon, e kam në kat të fundit, më binte dielli, kam marrë rreze dielli aty, kam bërë pafund banjo dielli. Muzika, lëngjet e frutave dhe pushime. Për mua kanë qenë pushime…” – tha Einxhel.

Por përveç 5 ditë që mendoi mos ishte e sëmurë me korona.

E pata këtë merak, se u sëmura 5 ditë. Nuk e di, nuk e mësova kurrë se çfarë ishte, kisha pak temperaturë. Ishte në javën e dytë të marsit. Ndoshta dhe mund të ketë qenë, sepse një koleg tek puna ime doli që kishte qenë pozitiv, por gjithë të tjerët negativë. Thashë pse duhet të isha qenë unë ajo e pafata që të ma kishte ngjitur pikërisht mua. Por që 5 ditë isha në gjendje si e këputur, e përgjumur, kisha ethe, kollë, dhimbje fyti. Mund të ketë qenë dhe korona, por mund të ketë qenë dhe thjesht ndryshimi që bëri trupi me futjen në karantinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here