Ironia e kompozitorit të njohur: Hiqni maskat, virusi nuk transmetohet ditën

0
116

Kompozitori Robert Radoja ka marrë pjesë në protestën e artistëve për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Duke folur per Aba News ai ka ironizuar këtë vendim të qeverisë duke deklaruar se virusi nuk përcillet ditën por vetëm pas orës 20:00.

Ai tha se duhet të kishte më shumë solidaritet mes artistëve, ndërsa i cilësoi ata individualistë.

‘Nuk kanë ardhur. Mos kini frikë nga unë, hiqni maskën se nuk e transmetojmë. Pas orës 8 të darkës transmetohet. Gjithë ditën kafet janë plot nuk transmetohet.

Pas orës 20:00 transmetohet përmes muzikës. Një njeri në një qoshe i bie pianos. Këto janë pa kuptim. Nuk e kuptoj dot.

Megjithatë. Artistët janë individualistë. Ishim 20 veta ne këtu dhe 1500 policë. Policët duhet të marrin një buqetë me lule’, tha Radoja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here