Doda shuplakë të fortë: Rama s’ka pasur kurrë hallin e listave të hapura, por kërkon me çdo çmim heqjen e koalicioneve

0
93

Përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda sqaron situatën e krijuar nga nisma e Edi Ramës për të ndryshuar Kushtetutën. Doda shprehet se Rama nuk ka pasur kurrë hallin e listave të hapura, por kërkon me çdo çmim heqjen e koalicioneve.

Reagimi i Mesila Dodës

Sqarim për të gjithë opinionin publik…

Genjeshtari psiqik vazhdon të tentojë të manipulojë opinionin… nuk ka pasur kurrë hallin e listave të hapura, por kërkon me çdo çmim heqjen e koalicioneve… nuk mund të vazhdojë të mashtrojë ditën për diell dhe të flasë në emër të shqiptarëve që i ka vjedhur e masakruar për 7 vite.

Kush i pyeti shqiptarët si e duan sistemin? Sistemi duhet vendosur vetëm me referendum, në një sistem demokratik, e ku ka siguri vote, jo ku krye-gangsteri i plakur e në ikje lëshon ortakët kriminelë që ta mbajnë ende në pushtet me trafik e dhunë.

Në çdo rast të dhunimit të Kushtetutës ka vetëm një çmim për t’u paguar e atë do e paguajë Edi Rama personalisht, jo shqiptarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here