Bllokohet lokali në Fier, biznesit më parë i ishte vendosur gjobë 1 mln lekë

0
140

Një lokal nate është mbyllur për një vit  pasi u konstatua i hapur gjatë natës me muzikë në Fier. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë me aktin normative të ri ashpërsoi masat për këto lokale duke i konsideruar si vendgrumbullime për njerëzit që mund të përhapin COVID-19.

Pronari i lokalit tashmë për 1 vit s’mund ta hapë lokalin teksa mësohet nga Policia se ky ishte rast i përsëritur. Atij më parë i ishte vendosur gjobë 1 milion lekë për të njëjtën shkelje kurse tani i është pezulluar akiviteti.

NJOFTIMI NGA POLICIA E SHTETIT

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Organizoi në mënyrë të përsëritur aktivitet me muzikë në një lokal nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia i pezullon aktivitetin për një periudhë 1-vjeçare.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjekt night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masa për mbylljen e këtij aktiviteti, për një periudhë 1-vjeçare. (Më parë subjektit në fjalë i është vendosur gjoba 1.000.000 lekë).

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here