Në emër të Komitetit Teknik qeveria e Surrelit godet përsëri…

0
100

PhD. Ilir PECNIKAJ

Një tjetër vendim përveçse jashtmase i vonuar por dhe i keq formuluar.

Vendimi i sotëm i qeverisë së Surrelit i ngjan një paçavure, e cila nuk ka asnjë vlerë juridike apo shkencore dhe aq më pak ekzekutive. Sot vensosi të korrigjojë një bllokim të jashtëligjshëm që kishte bërë me parë.

Ky veprim i ngjan më tepër një ese-je të bërë nga një nxënës i cili do të kalojë me mik provimin por që nuk ka as më të voglin haber qoftë për temën e aq më pak për zhvillimin e saj, por vetëm për të mbushur me zhgarravina një faqe, me mendimin se kështu do t’ja kaloj paqë.

Ky dokument paçavure është kryekëput në kundërshtim me ligjin, sepse:

1. Kërkon që testet seriologjike të jenë të validuara nga ISHP. Kjo është qesharake. Çdo kush që ka punuar qoftë edhe një ditë në një laborator e di fare mirë që një metodik e një analizë validohet vetëm në laboratorin i cili e bën dhe mban përgjegjësi për përgjigjen e analizës, dhe nuk ka asnjë vlerë validi i saj në një ambient tjetër (maximum ky mund të quhej verifikim dhe jo validim). Ajo që e bën qesharake është fakti se ISHP, ku duan të “validojnë” analizat immunologjike, nuk ka asnjë të drejtë ligjore për të bër një gjë të tillë, sepse vete ISHP nuk është as e akredituar dhe aq më pak ent AKREDITUES. Në bazë të ligjit, si institut referencë (nëse do ishte i akredituar) mund dhe duhej të dërgonte të gjitha laboratorëve të interesuara, direktiva mbi tipologjinë e përzgjedhjes së metodave dhe testeve.

2. Vetëm testet e aprovuara nga Agjencia e KPBM lejohen të përdoren.
Përveçse qesharake është dhe antiligjore. Kjo agjenci nuk ka absolutisht asnjë të drejtë mbi dhenjen ose jo të lejeve për përdorim të testeve apo analizave të ndryshme qoftë mjekësore ose jo. Të vetmen gjë, që ka detyrim kjo agjenci, është ti regjistrojë si “medical device”, nëse është i regjistruar në BE dhe nuk ka qenë i regjistruar më parë në vendin tonë.

Në kohën e baballarëve të kësaj qeverie vendimet merreshin nga Komiteti Ekzekutiv, në emër të popullit, ndërsa sot merren nga Oborri i Surrelit në emër të Komitetit.

BËHET FJALË PËR ANALIZA LABORATORIKE O MJERAN TË KOMITETIT EKZEKUTIV TË SURRELIT.

Shkurt, ky vendim si dhe vendimet e mëparshme është i denjte për një paçavure mes azilanteve të një azili abuziv, dhe kurrsesi si një dokument shtetëror me kompetenca ekzekutive.

Shenim: Unë kam qenë ithtarë dhe kërkues që në ditët e para të bërjes së këtij lloj testimi, mundësisht nga e gjithë popullsia sepse vetëm kështu mund:

• Të evidentohen të gjithë personat që në një formë ose tjetër e kanë kaluar COVID-19

• Të riformulohet dhe ridizenjohet harta epidemiologjike, e cila ka dalë komplet nga kontrolli i komitetit ekzekutiv të Surrelit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here