“Investimi 30 vjeçar i LDK-së, shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë”, Veliu pret në takim kryetarin e PD-së

0
111

Duke vazhduar takimet me pëfaqësuesit e partive politike në Kosovë, takimi i radhës i Lulzim Bashës ka qënë në selinë e partisë simotër me PD-në, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ka theksuar se ka besim se investimi 30 vjeçar i LDK-së, si shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë, do të përkthehet sërish në bashkëpunim me forcat e tjera politike, për të arritur objektivat e përbashkët në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Në selinë e Partisë sonë simotër, Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëbisedova me Nënkryetarin e kësaj partie, njëherësh Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, zotin Agim Veliu.

Kam besim se investimi 30 vjeçar i LDK-së, si shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë, do të përkthehet sërish në bashkëpunim me forcat e tjera politike, për të arritur objektivat e përbashkët në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Diskutuam për situatën politike dhe ekonomike të Kosovës, ku shpreha bindjen se trashëgimia e Presidentit Ibrahim Rugova, do të jetë udhërrëfyese në udhëheqjen me sukses të një investimi të përbashkët të institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për të arritur në finalen e dialogut me Serbinë: Njohjen reciproke midis dy vendeve.

Uroj dhe shpresoj që sa më parë të plotësohet aspirata e qytetarëve të Kosovës për lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian, ndërsa e garantova zotin Veliu, se unë dhe PD jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme.

Fatkeqësisht, për shkak të gjendjes shëndetësore, ishte e pamundur të takoja Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, të cilit i uroj shërim sa më të shpejtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here