Madrid/ Çështja Bale, “gjeli” refuzon ftesën e Zidane

0
153

Real Madrid arriti të triumfoj në La Liga duke siguruar titullin e 34-të në histori por jo gjithçka ka shkuar mirë këtë sezon. Një prej problemeve të mëdha ka qenë dhe mbetet çështja Gareth Bale.

Sulmuesi uellsian pas rifillimit të sezonit është aktivizuar vetëm 100 minuta. Në total, në të gjithë sezonin, Bale ka luajtur vetëm në 16 ndeshje ku ka shënuar 2 gola, shifra aspak të hijshme për një lojtarë të kalibrit Bale.

Ky sezon dhe këto shifra janë një tregues se mes palëve, Bale, Zidane dhe klubit ka një krisje totale dhe e parikuperueshme. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, në përfundim të këtij sezoni Bale duhet të largohet pasi klubi do të mund të kursej 17 milion euro në vit, paga e tij sezonale. Së fundmi sipas “Onda Cero”, Bale ta refuzuar ftesën e trajnerin Zidane për tu grumbulluar për sfidën kundër Leganes, e fundit për këtë sezon të La Liga. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë nxituar të hedhin poshtë këtë lajm duke theksuar se mungesa e Bale ka të bëj me zgjedhje taktike të trajnerit.

21295792 0 Gareth Bale Returned To Real Madrid Training For The First Time A 13 1574375953928

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here