Covid-19/ Asnjë viktimë në Lombardi ditën e sotme, nuk ndodhte që nga 22 shkurti

0
120

Më në fund duket se Lombardia po gjen qetësi nga koronavirusi, pasi ne 24 orët e fundit në rajonin më të prekur nga COVID-19 në Itali nuk është shënuar asnjë i vdēkur.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar vetëm tre viktima.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 218 raste të reja.

Në Lombardi që për muaj me radhë ishte vatra e nxehtë e koronavirusit, për herë të parë nga 22 shkurti nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet e reja me COVID-19 në këtë rajon janë 33 persona nga 7.039 tamponë të kryer me simptoma të lehta dhe disa të tjerë të dalë nga testet serologjike.

 

Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është 35.045.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here