Petrit Vargu ish-mjek në QSUT shkruan në facebook se bashkëshortja e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi, ka shfaqur temperaturë prej ditësh. Vargu shkruan se nuk e kupton arsyen përse ka një neglizhencë për këtë situatë serioze, pavarësisht se bashkëshortja e Feim Ibrahimit prej ditësh ka kërkuar nga Urgjenca e Tiranës t’i bëhet analiza e tamponit.
“Te nderuar zemërgurë dhe zemër qelbur, qe sot fatkeqësisht për popullin shqiptar jeni në pushtet, kush është kriteri qe e përjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar të mos bëjë tamponin”, shprehet ai.
‘Është e pafalshme për të që kjo situatë të dalë jashtë vëmendjes së institucioneve shëndetësore. “Turp t’ju vijë! Qenkeni të pakorrigjueshëm”, shkruaj më tej Vargu.
Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi,ish mesuesja e gjeneratave te tera mjekesh,avokatesh,inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit.
Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur,qe sot fatkeqesisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin?
Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine. Turp t’ju vije!Qenkeni te pakorrigjueshem!’