“Rama gënjeu për ‘bypass-in’ e Tepelenës”, Berisha: Një gënjeshtër me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milionë Euro!!!

0
138

Nga Sali Berisha

Një gënjeshtër me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milionë Euro!!!
Sot Edvin Hajduti vizitoi bypass-in e Tepelenës!

 

Cila është e vërteta.

1-Segmenti i rrugës që serviret duke mashtruar si bypass nuk është bypass, por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.

2-Ky segment është prokuruar si segment i rrugës Levan – Tepelenë që në vitin 2009.

3-Traseja e tij, përfshi këtu zgjerimin edhe me soleta mbi Vjosë të një pjese të tij të shkurtër, ka përfunduar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe këtë e dine qindra e mijëra udhëtarë që kanë bërë rrugën Levan – Tepelenë para dhe pas qershorit të vitit 2013.

Kjo është një pafytyrësi, por kur nuk ke fytyrë si puna e Edvin Hajdutit, e fyen pafytyrësinë ta quash të tillë.

4-Por ajo u përfundua plotësisht vetëm 7 vjet më vonë dhe vetëm e vetëm për të vjedhur 22,8 milionë euro në një kohë që ajo duhet të përfundonte brenda shumës së prokuruar të rrugës Levan – Tepelenë.

Kjo është një vjedhje dhe një gënjeshtër e neveritshme.

Në foto keni Edvin Hajdutin dhe Tërmet Peçin që festojnë përfundimin pas 7 vitesh të një segmenti rruge 2,3 km me trase plotësisht të përfunduar para qershorit të vitit 2013.

P.S: Me këtë rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Bajpasit të Tepelenës ekziston dhe sipas atij projekti rruga nga Gjirokastër kalonte pa hyrë në Tepelenë me urë në anën tjetër të Vjosës dhe rikthehej ne aksin e rrugës Tepelene – Memaliaj. Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenës kundërshtuan me të drejtë pasi e dëmtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here