Fletë-arresti për funksionarët e policisë, Rama shkon larg : Kallzim penal për dekonspirimin

0
158

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive në “360 Gradë” në Ora News tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të bëjë gjatë ditës së nesërme (e premte) një kallëzim penal për ata që kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës. Rama tha se është një grup i vogël që kanë dijeni për çështjen.

Zheji: Unë po them një rast. Tre funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ju thoni se po bëhet kallëzim penal. Ju akuzoni Prokurorinë se po dekonspiron ata që heton?

Rama: Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë kallëzimin për dekonspirim të procesit për të cilët ju thatë se opozita më ka akuzuar mua. Ministri i Brendshëm do të kërkojë të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për operacionin

Zheji: Do të hetohet edhe opozita?

Rama: Unë po them diçka shumë të thjeshtë. Është një rast, i cili për fat të keq del në media përpara se sa të materializohet një operacion. Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm që është dekonspiruar operacioni. Ajo që duhet të bëjë ministri i Brendshëm është të kërkojë hetim për rastet e përsëritura. Nuk bëhet fjalë për të kallëzuar opozitën dhe median, por personat në dijeni për operacionin. Ministri i Brendshëm nuk autorizon hetime, bën një kallëzim penal. Dihet kush janë me emër dhe mbiemër dhe është po ashtu edhe pala e prokurorisë sepse jemi në një situatë qesharake ku qytetarëve ju servilet një mish mash me gjysmë të vërteta. Në rastin konkret, numri i personave që kanë pasur dijeni është i kufizuar.

Zheji: Këtë kallëzim zt.Xhafaj do ta ndërmarrë për radhët e policisë së shtetit?

Rama: Organi i hetimit në këtë vend është Prokuroria dhe jo policia e shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here