Publikohen datat, ja kur u larguan nga Shqipëria ish-zyrtarët e policisë

0
233

Gazetari Dashamir Biçaku ka publikuar datat e daljes nga Shqipëria të tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët janë shpallur në kërkim si të dyshuar të implikuar në trafik droge me bandën e Habilajve. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Biçaku tha se njëri prej tyre është larguar nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit më datrë 9 Nëntor drejt Milanos:

ish-zyrtari i dytë është larguar drejt Malit të Zi më 29 Gusht nga dogana e Muriqanit me një makinë me targa AA 808 OB dhe ish-zyrtari i tretë u largua përmes Kakavijes më 18 Nëntor me makinë me targa AA 911 JE.

Theksojmë se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë Vlorë Jaeld Çela, ish shefin e krimit të organizuar në Vlorë Gjergj Kohila dhe ish-shefin e kuãrit në Dhërmi Sokol Bode.

Urdhrat e ndalimit për ta dolën që mbrëmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. SHÇBA u vu në lëvizje dhe ende nuk është arrestuar asnjëri prej tyre pasi nuk po gjenden. Për këtë ka nisur një hetim për dekonspirim të aksionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here