Garderoba e saj është e larmishme, por ja ngjyra të cilën Kate Middleton nuk e vesh kurrë

0
115

Kate Middleton, dukesha e Kembrixhit ka një garderobë të larmishme, mes shumë luksesh të tjera që i ofron jeta në pallatin mbretëror.

Por edhe pse rrobat e saj janë shumëngjyrëshe, duket se dukesha ka një ngjyrë që nuk e preferon ta veshë.

Kate ka veshur ngjyra më të ngrohta si të kuqe të ndritshme, koral dhe pjeshkë, por asnjëherë nuk është fotografuar e veshur me portokalli, njofton Harper’s Bazaar.

Ndërsa më parë besohej të ishte çështje protokolli mbretëror që të mos vishej ngjyra portokalli për shkak se nuk duket bukur në fotografi, mund të ekzistojë një arsye tjetër që Dukeshën të shmangë këtë ngjyrë.

Mbi të gjitha, Dukeshën e kanë bërë të qartë që i pëlqen të dërgojë mesazhe me zgjedhjet e saj të ngjyrave.

Sipas Psikologjisë së Ngjyrave, portokallia shoqërohet me një larmi tiparesh, duke përfshirë optimizmin, besimin dhe entuziazmin, por ka edhe tipare negative.

“Ndër tiparet negative të kësaj ngjyre janë karakter shumë sipërfaqësor, i lirë, i varur, i shoqërueshëm ose shumë krenarë,”, thuhet në Psikologjinë e Ngjyrave.

Dhe kështu Dukesha zgjedh të shmangë këtë ngjyrë, duke zgjedhur dhjetëra ngjyra tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here