Ngjarje e rëndë/ Një person gjendet i dekompozuar në banesë

0
5

Një person është gjendur i dekompozuar këtë mbrëmje brenda banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit.

Nga burime në terren mësohet se bëhet fjalë për një 75 vjeçar që jetonte prej vitesh i vetëm në ish-konviktin e Shkollës Industriale.

Autoritetet vendore janë vënë në lëvizje pas denoncimit të banorëve të cilët kanë ndjerë erën e rëndë.

Në vendngjarje ndërkohë ndodhen forca të policisë dhe të zjarrfikëses ku po bëhet nxjerrja e trupit nga banesa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here