‘Sistemi nuk ndryshon një vit para zgjedhjeve’/ Kryemadhi: Rama nuk do lista të hapura, po luan për të futur faktor fiktivë në skenë

0
95

Në edicionin e lajmeve në ‘Syri TV’, Monika Kryemadhi tha se propozimet që kanë bërë deputetët të cilët janë në Parlament janë një lojë e Ramës për t’i bërë ata faktorë. Sipas kryetares së LSI, Rama nuk i do listat e hapura por po tenton të corientojë opozitën duke parë që matematikisht e ka të pamundur ta mundë atë.

‘• Ju jeni për lista të hapura? Jeni të gatshëm të diskutoni një gjë të tillë?
Ju vërtetë besoni se Edi Rama është për lista të hapura?
• Të paktën nëse i referohemi fjalëve të tij.
Nësë ju do t’i besoni me të vërtetë demagogjisë së Z. Rama, mjafton të lexoni dhe t’i riktheheni deklaratave të OSBE-së ku thotë se sistemi zgjedhor nuk ndryshon një vit para zgjedhjeve. Edhe sikur Z. Rama të bëjë gafën e jetës se tij, të mos miratojë kodin zgjedhor ose ndryshimet e kodit zgjedhor me ato 5 rekomandime të OSBE-së të cilat janë dakordësuar më 5 qershor, Z. Rama e ka të pamundur që të shkojë me ndryshimet e sistemit zgjedhor apo me ëndërrat e tij në sirtar për të çorientuar opozitën dhe për të futur faktorë fiktivë në lojën e tij politike sepse sot mjafton të bëni një research (kërkim), ju që jeni gazetarë dhe do të shikoni që nuk kemi më asnjë njeri tjetër, vetëm kronika të mbuluara me zërin e gazetarëve përsa i përket arritjeve dhe sukseseve të qeverisë të Z. Rama apo edhe lojës politike. Kemi vetëm me zë dhe figurë njerëz të cilët ai kërkon për të provokuar opinionin publik dhe akoma më shumë faktorin ndërkombëtar dhe sidomos, do të theksoja Trojkën e famshme të realizimit të dakordësimit, pra Ambasadoren Amerikane, Ambasadorin e Britanisë së Madhe dhe Përfaqësuesin e BE-së Z. Soreca. Pra, çdo deklaratë e Z. Rama që bëhet rreth kësaj nuk është gjë tjetër vetëm një provokim ndaj ndërmjetësuesëve të realizimit dhe dakordësimit të kësaj marrëveshje, të këtyre rregullave të lojës sepse kemi qenë vetë prezentë, ka qenë Z. Gjiknuri, Znj. Hajdari, Z. Vasili dhe Z. Bylykbashi, dhe gjithë stafi teknik i OSBE-së, i Ambasadës Amerikane, i Ambasadës Britanike edhe i BE-së, ku kanë qenë pjesë e debatit të organizuar përsa I përket mosdakordësimit dhe rënies dakord midis Z. Gjiknuri dhe Znj. Hajdari përsa i përket listave të hapura dhe ndryshimit të sistemit. Në dakordësimin e 5 qershorit, është fjalia e fundit e shkruajtur vetë nga Trojka ku thotë shumë qartë që nuk pati konsensus përsa i përket ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura kur nga pala jonë, nga opozita e bashkuar, ishte shumë e qartë që nëse bien dakord të dyja palët për listat e hapura, ne nuk kemi asnjë problem’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here