Salianji: Listat e hapura, lojë e Ramës për të ndaluar koalicionet

0
128

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh se kur PD do të jetë në pushtet do ta ndryshojë sistemin zgjedhor ashtu sikurse e duan qytetarët.

Salinaji tha se nuk ka rrugë tjetër veçse rrotacionit politik, ku sipas tij qytetarët me zor po presin që t’i japin dorën e fundit Ramës.

Ervin Salianji: Kur ne të jemi në qeverisje, do t’i bëjmë të plota ndryshimet në sistemin zgjedhor, ashtu sikurse i duan qytetarët. Ne jemi gati që nesër ta mundim me votë PS-në dhe të sigurojmë rrotacionin paqësor të pushtetit. Qytetarët me zor presin datën që t’i japin dorën e fundit Edi Ramës, sepse ai po mundohet që vetëm t’u japë para oligarkëve.

Kjo qeveri e ka krijuar problematikën me votat duke i vjedhur ato. Hapi i parë është reforma, i dyti është ndëshkimi i krimit elektoral dhe pastaj garantimi i procesit të zgjedhjeve. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, përpos rrotacionit politik që vjen vitin tjetër.

Ndërsa duke folur për hapjen e PD-së, Salianji tha se në këtë proces do të ketë rreth 20% prurje të reja nga fusha e akademikëve, studentëve dhe e personave nga fushat e ndryshme.

Ervin Salianji: Nuk është përjashtuar asnjë nga PD-ja, padiskutim që është lajm i mirë i disa personaliteteve me kontribut aktiv. Në procesin e hapjes do të ketë 20% figura të reja akademike, me eksperiencë, studentë që kanë studiuar jashtë. Ndërsa për lëvizjet e brendshme, tregon se kanë një interes pasi PD është afër pushtetit. Është shumë pozitive që po rikthehet me rregullat e lojës.

Referuar listave të hapura, Slianji shtoi se është pro, por listat e hapura, sipas tij, nuk mund të bëhen 6-7 muaj parazgjedhjeve.

Ervin Salianji: Ka më shumë se 2 vite që kam kërkuar lista të hapura. Listat e hapura nuk mund të bëhen 6-7 muaj parazgjedhjeve. Ka debate që nuk mund të bëhen me nxitim, sidomos nga një parlament që nuk është legjitim. Ka shumë elementë që duhen parë. Loja me listat e hapura nuk është një diskutim që është real dhe për demokratizimin e partive, por është një lojë e stisur nga Edi Rama. Ai nuk i do listat e hapura, por gjasmë për të ndaluar koalicionet. Po mundohet të bëhet pis edhe ky proces nga Rama.

Ky është një debat i tejkaluar dhe vendimmarrjen duhet ta marrin qytetarët, pasi duhet ndërhyrë në kushtetutë dhe kushtetuta nuk mund të bëhet si benevrekët e Edi Ramës që i ndërron sipas zonave e stinëve. Duhet që të jetë një ndërhyrje e mirëmenduar, se listat e hapura kërkojnë edhe balancimi të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here