Në vijim të ditëve me mot të nxehtë dhe të kthjellët edhe për nesër parashikohet që vendi ynë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje shoqëruar me reshje shiu në formë pikash, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Por gradualisht nga dita e Shtunë nis përkeqësimi gradual i situatës së parashikuar meteorologjike.
Në zonat kodrinore-malore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave dhe lokalisht nuk përjashtohen rrebeshet afatshkurtër me breshër.
Përgjatë vijës bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore reshjet do të jenë lokale, afatshkurtra dhe në formë pikash.