Operacioni ndërkombëtar i drogës, Gjykata e posaçme vendos për 7 të arrestuarit

0
174

Gjykata e Posacme ka vendosur të lërë në burg të 7 të arrestuarit gjatë Operacionit ndërkombëtar antidroge Shqipëri-Itali.

Gjykata ka vendosur arrest në burg për:

-Ilirjan Zaimi 51 vjeç,

-Mariglen Duçellari 65 vjeç

-Kleo Bregu 55 vjeç,

-Rexhino Muçaj 25 vjeç,

-Alban Koshi 53 vjeç

-Julian Bejdollari 43 vjeç,

-Aurel Kalari 53 vjeç.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu “arrest në burg” për Elton Hamza 37 vjeç, dhe Robert Myftari 47 vjeç të cilët janë shpallur në kërkim.

7 të arrestuarit, janë të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal për trafikun ndërkombëtare të drogës, grup i shkatërruar gjatë operacionit “Kulmi” dhe “Shefi” mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ky grup u zbërthye edhe nga dy të penduarit që treguan mekanizmin se si “shefi” nga Vlora, jepte urdhrat, e ndante paratë.

Të gjithë të arrestuarit  akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet për këtë grup kanë nisur 5 vite më parë, ndërsa e gjithë mënyra se si vepronte kjo strukturë kriminale u zbërthye nga dy të penduarit  që treguan para prokurorëve se si  koka e grupit, shqiptari nga Vlora, jepte udhëzimet dhe ndante paratë

Nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë ku u arrestuan 37 persona, u arrestuan 27 shqiptarë dhe 10 shtetas italianë.

Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare vepronte si një e vetme me detyra të ndara, ku shpërndarja e drogës bëhej në Itali dhe në Shqipëri bëhej grumbullimi dhe transportimi i lëndës narkotike, kokainë, marijuanë e kanabis me gomone, e cila u sekuestruar ditën e djeshme.

Gjithashtu në Shqipëri bëhej dhe pastrimi i parave të grupit kriminal ku sipas burimeve kjo i ishte besuar grupit që vepronte në Vlorë.

Kjo organizatë përbëhet nga 3 grupe kriminale që veprojë në Durrës, Vlorë dhe Dibër, ku sipas hetimeve të SPAK rezulton se kjo strukturë kriminale të pastrimit të parave kanë përfshirë dhe korruptuar 12 zyrtarë të pushtetit lokal në qarkun e Vlorës, Dibrës e Durrësit dhe zyrtarë policie, punonjës të doganave e deri tek disa agjentë të bankave që kanë qarkulluar paratë e grupit kriminal pa i deklaruar ato./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here