Berisha: Shkaku, pse BE nuk hapi kufijtë për Shqipërinë…

0
98

Nga Sali Berisha.

Falë “menaxhimit të shkëlqyer” të pandemisë së COVID-19 nga xhahil – epidemiologu i Surrelit, sot renditemi të 6-t në Europë për shkallën më të lartë të infeksionit për 100 000 banorë, nga data 12-26 qershor 2020.

Sipas kësaj tabele të universitetit “John Hopkins”, infeksioni për 100 000 banorë në Shqipëri është më i lartë se në Itali, Spanjë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Serbi, Holandë, pra më i lartë se në 28 vende të tjera të Europës.

Pikërisht në këtë shkallë të lartë të infeksionit me COVID-19 për 100 mijë banorë, qëndron dhe shkaku pse BE nuk hapi kufijtë me Shqipërinë.
Ky zhvillim problematik i ecurisë së pandemisë në Shqipëri ka si shkaqe kryesore:
1 – Manipulimin dhe mashtrimin e treguesve të pandemisë që në fillim nga kryeepidemiologu xhahil i Surrelit. Mbi mashtrimin ndërtohet vetëm kalbësira.
2 – Kufizimi i testeve për diagnozën e COVID-19
3 – Mospërdorimi masiv i maskave.
4 – Mosmbrojtja e personelit shëndetësor dhe krijimi i bombës biologjike të QSUT, si gjenerator kombëtar i përhapjes së infeksionit.

Para kësaj situate dënoj me ashpërsi lojën e papërgjegjshme të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë në trajtimin e pandemisë dhe ju bëj thirrje qytetarëve: Respektoni me rigorozitet distancimin social nga njeri – tjetri dhe përdorni maskën sapo të dilni nga banesat tuaja!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here