Luani është shenja që paragjykohet më së shumti, por këto 4 karakteristika s’janë fare ashtu siç duken

0
235

Luani është një nga shenjat më të keqkuptuara të zodiakut, falë stereotipeve të mëposhtme që në fakt janë tërësisht të gabuara. Mund të duken arrogantë, kryeneçë dhe egoistë, por nëse do i njihnit vërtetë do të kuptonit që njerëzit e lindur nën shenjën e Luanit janë zemërgjerë, besnikë dhe të sinqertë.

Image

E bëjnë qimen tra

Thuhet se Luani pëlqen ta shndërrojë në dramë çdo ngjarje, por kjo nuk është e vërtetë.Nuk duan të kenë gjithçka nën kontroll, por nëse e dinë se të tjerët nuk do e bëjnë punën si duhet, ata do tentojnë të marrin përsipër gjithçka. Luani nuk është i fiksuar pas përsosmërisë, por kur dinë ta bëjnë diçka, nuk duan ta lënë në dorë të tjerëve.

U duket vetja qendra e botës

JO, Luani nuk do të jetë në qendër të vëmendjes.  Ata duan të jenë qendra e vëmendjes vetëm për të dashurin e zemrës, sepse në një dhomë me të panjohur, luani më shumë do të dëshironte të ishte i padukshëm sesa në qendër të vëmendjes.

Janë të ftohtë si akulli e në vend të zemrës kanë një gur

Luani thjesht nuk i tregon hapur emocionet, por kjo nuk do të thotë që ata nuk janë të ndjeshëm. Luani është ndër shenjat e pakëta që do t’ju gjendet pranë në çdo kohë kur ju të keni nevojë për ta. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë kanë prioritete, por nëse lista është e gjatë dhe ju nuk jeni në krye, mos e merrni personale.

Materialistë

Luani është për cilësinë mbi sasinë, por nuk duhet t’i merrni për materialistë ! Ata vlerësojnë përkushtimin dhe dashurinë tuaj mbi gjithçka, ndaj mos mendoni se do të fitoni zemrën e Luanit me bizhuteri të çmuara appo gjithçka tjetër që blihet me lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here