“Edi Rama bëri Vetingun me plumba”, gazetari akuza të forta: Rama foli, fjala u mbajt, ndëshkimi u krye…me plumb bile

0
140

Një atentat i rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik pasditen e sotme, ku shënjestër e tij ka qenë prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, i cilin prej javësh ka qenë në qendër të akuzave të qeverisë së Edi Ramës, për shkak të hetimeve në Kadastrën e Durrësit, që çuan në pranga drejtuesin socialist Liridon Pula.

Për gazetarin Basir Çollaku ngjarja e sotme ka përgjegjës Edi Ramën, i cili ”kreu Vetingun” e prokurorit përmes plumbave.

”Vetting me kallashnikov nga Edi Rama ndaj Prokurorit Ndoja..pasi ka perfunduar ne burg ekipi drejtues i PS Durres…

Baterdi..”, shkruan Çollaku në postimin e tij, linj të cilën e ndjek dhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili hedh akuza të forta si më poshtë:

Edi Rama e mbajti fjalen,prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!

Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.

Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli, fjala u mbajt, ndeshkimi u krye…..me plumb bile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here