Ndarja nga jeta e Lulzim Ballës, presidenti Meta mesazh ngushëllimi: I paharruar kujtimi i tij!

0
139

Përmes një mesazhi,  presidenti Ilir Meta iu është bashkuar ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ‘Mjeshtrit të Madh’, njeriut të kamerës, Lulzim Balla, babait të gazetarit të njohur Sokol Balla.

“Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” të kameras dhe imazhit, Lulzim Balla, njërit prej figurave më të dashura të Radio Televizionit Shqiptar, ku shërbeu me dashuri, përkushtim e devotshmëri për gati 4 dekada.
Ngushëllime të ndjera për bashkëshorten Fatbardha, për Sokolin, Dorjanin e Rezarin, për të afërmit e bashkëpunëtorët e Tij, si dhe për kolektivin e RTSH, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!
Në këto momente të vështira jam pranë familjes Balla!
I paharruar kujtimi i Tij!”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Metës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here