Të tjera lehtësira për legalizimet, ja kategoritë që përfitojnë

0
229

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës vendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 280 dt. 01.04.2015”, që parashikon një sërë lehtësish dhe përfitimesh në favor të aplikuesve për legalizim.

Ky vendim akti i rradhës i procesit të legalizimit, që përmirëson procedurat e kualifikimit të ndërtuimeve pa leje dhe trajton drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat e qytetarëve, duke ndarë kategoritë e ndërtimeve që mund të legalizohen, nga ato që nuk mund të legalizohen.

Qëllimi kryesor i vendimit është pakësimi i kritereve që shkaktojnë përjashtimin e ndërtimeve nga legalizimi.

Në përpjekjen për të përkrahur sa më tepër aplikuesit, vendimi i sotëm parashikon përjashtimin nga legalizimi vetëm në ato raste kur cënohet një interes publik shumë i lartë, sic janë veprat që i shërbejnë komunitetit dhe ato të rëndësisë kombëtare, situata në të cilat legalizimi do të binte ndesh me interesin publik më të lartë.

Në të gjitha rastet e tjera, vendimi bën të mundur legalizimin, duke zhdukur pengesat e çdo lloji: thelbësore dhe formale/proceduriale, pengesa të cilat kanë qenë për një kohë të gjatë, karakteristikë e procesit të legalizimit.

Sipas ALUIZNI-t, asnjëherë nuk ka patur kuadër rregullator më të thjeshtuar dhe favorizues për aplikuesit, se sa ai i krijuar tanimë. Ai ka në thelb të drejtat themelore të qytetarëve dhe është i prirur drejt realizimit të tyre, duke ndjekur frymën e ligjit “Për legalizimin”.

Përvec kësaj, shumë i rëndësishëm është edhe lehtësimi i procedurave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në funksion të legalizimit.

“Përmendim këtu, bashkëpunimin me Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë apo Institutin e Monumenteve të Kulturës, për rastet kur ndërtimet gjenden pranë monumenteve të kulturës, ose pranë zonave arkeologjike”.

Po aq i rëndësishëm është edhe bashkërendimi me Ministrinë e Mbrojtjes, organet e njësive të qeverisjes vendore (bashkitë), dhe institucione të tjera, kur është e nevojshme pjesëmarrja e tyre, gjatë procedurave legalizuese.

Disa nga kategoritë e ndërtimeve pa leje që përfitojnë nga vendimi i miratuar sot, janë:

– Ndërtimet e ndodhura në trojet e objekteve ish-ushtarake, për të cilat tashmë ka një kornizë të qartë bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes;

– Ndërtimet, legalizimi i të cilave pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore, çka rregullohet më së miri nga vendimi në fjalë;

– Ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qendore;

– Ndërtimet që kanë kufizime të pronës/truallit ku janë ngritur, sipas innformacionit të ZVRPP. Edhe këto raste tanimë janë të trajtueshme nga ALUIZNI;

– Perfitojnë nga ky vendim edhe objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here