Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me COVID19, shkon në 46 numri i viktimave

0
148

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi.

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga diabeti dhe policitemia dhe i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here