Procedohen penalisht dy persona te Gjiri i Lalzit pasi ndotën ajrin duke djegur mbeturina

0
97

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy persona, të cilët kanë ndotur ajrin duke djegur mbeturina.P

Sipas uniformave blu, “B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit”.

Njoftimi i policisë:

Manzë/Durrës

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Ndotën ajrin duke djegur mbeturina, procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here