Përplasen 2 makina, 4 në gjendje të rëndë

0
146

Një aksident me 5 të plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë, është shënuar në aksin Lezhë – Milot.

Policia njofton se rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë –Milot, në afërsi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qenë duke lëvizur në sensin e kundërt dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.

Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas. Katër prej tyre në gjendje më të rëndë, janë dërguar për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitalin Rajonal të Laçit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here