Pollo: Grupi negociator për BE i mangët, përbëhet nga anëtarë të Këshillit Bashkiak që firmosën shembjen e teatrit

0
125

Parlamenti Evropian ka miratuar sot një rezolutë ku kërkohet që hapi i rradhës për negociatat të kalojë vetëm pasi të jenë plotësuar 15 kushtet.

Pas emërimit të kryengociatorit, Zef Mazi, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj tha se tashmë është ngritur grupi negociator i Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo i ftuar në Ora News shprehet se ky grup negociator është i mangët. Ai i beson kryenegociatorit Mazi duke e vlerësuar si profesionist shumë të mirë, por për grupin e ngritur shprehet se ata janë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës që firmosën për shembjen e teatrit.

Pollo: Ka një qartësi nga ana e komisionit për kushtet.  E para duhet bërë reforma zgjedhore. E më pas vettingu. Thotë që pa mbaruar kushti i 15 nuk ka negociata. Ndërsa për kryenegociatorin, Zef Masin e vlerësoj si profesionist shumë të mirë, ka vite që e njoh. Puna e tij dhe e ekipit të tij është që në momentin që janë plotësuar 15 kushtet dhe të mbyllen 2 konferencat ndërqeveritare. Mos të flasim për mënyrën se si është organizuar, është i mangët. Një e treta janë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës që votuan për shembjen e Teatrit Kombëtar të dënuar gjerësisht nga Brukseli në mënyrë të padiskutueshme i vendos një njollë ekipit të negociatorëve. Ato janë të gjithë zëvendës ministra të qeverisë. Edhe një drejtor mund të kontribuojë, për faktin se ata janë të përfshirë në një akt si prishja e teatrit i bën më pak të besueshëm.

Për Pollon problemi më i madh në procesin e integrimit në këtë moment është mohimi që kreu i qeverisë i bën 15 kushteve të vendosura.

Pollo: Ajo që unë shoh që tregojnë një degradim të shtetit ligjor gjatë këtyre 6 viteve. Problemi është mohimi që i bën kreu i shtetit 15 kushteve. Të gjitha mund të arrihen me vullnet të mirë, edhe me pak sakrificë duke hequr dorë nga disa privilegje. Ama kur ti thua që nuk ekzistojnë 15 kushte ti e bën më të vështirë dhe ky është problemi. Konkluzionet e Këshillit Europian flasin vetë. Rezoluta e PE flet vetë. Është një mënyrë për ta bërë veten qesharak. Shoh problemin e vendit tim. Ai është ende kryeministër. Ai deklaron në mënyrë të persëritur thotë që unë nuk bëhem pengesë e arrestimin e atyre që kanë vjedhur vota në partinë time. Unë nuk do bëj asgjë për të penguar emigracionin e  shqiptarëve. I vetmi që e bën këtë është Edi Rama. Edhe zëdhënësit e tij nuk thonë që nuk ekzistojnë, nuk ua mban goja. 

Ish deputeti i PD-së u shpreh se nuk ka opozitë parlamentare duke thënë se ata janë thjesht rrogëtar të Gramoz Ruçit.

Pollo: Edi Rama nuk do luante me kukullat që ka përpara. Unë kam dëshirën që të konkludojmë. Nuk ka opozitë brenda parlamentit, ka rrogëtar të Gramoz Ruçit. Opozita nuk i ka gjë borxh Edi Ramës. Për dështimet e veta ai kërkon fajin tek dikush tjetër. Ka mungesë të përgjegjësisë personale për vendimet që ka marrë vet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here