Trump: Jemi afër gjetjes së vaksinës kundër Covid-19

0
116

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins, në SHBA humbën jetën nga infeksioni i koronavirusit 840 persona në 24 orët e fundit, shifër e cila e rrit numrin e përgjithshëm të viktimave në afro 118 mijë ndërsa numri i përgjithshëm i personave të testuar pozitivë nga Covid është 2.16 milionë. Ndërkohë Presidenti Donald Trump deklaroi se jemi afër vaksinës

Presidenti amerikan Trump tha se “Ne jemi afër gjetjes së vaksinës kundër koronavirusit”, por nuk dha detaje të tjera.

Në të gjithë botën numri i përgjishëm i rasteve të identifikuara pozitiv me infeksionin e koronavirusit është rritur në rreth 8 milionë e 400 mijë për një total viktimash prej afro 450 mijë

Amerika Veriore dhe ajo Latine janë tani epiqendra e pandemisë nga koronavirusi që ka mbështjellë botën.
Në të gjithë kontinentin, rreth 4 milion njerëz janë të infektuar kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 204 mijë viktima.

Në Brazil, vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara, pozitivët janë pothuajse një milion ndërsa të vdekurit janë më shumë se 46 mijë.

Në 24 orët e fundit në Brazil janë regjistruar 32.198 raste Covid dhe 1.269 vdekje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here