Këmbanë alarmi në Drejtorinë e Policisë në Elbasan/ Punonjësi i policisë është infektuar nga Covid-19

0
113

Një punonjës policie mësohet se ka dalë pozitiv me Covid-19 duke vënë në alarm të gjithë Drejtorinë e Policisë. Rasti me Covid-19 është zbuluar në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Efekti i policisë është punonjës i sallës operative. Ai është rreth 40 vjeç dhe me origjinë nga Përmeti. Ndërkohë që një tjetër rast pozitiv është identifikuar ditën e sotme në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan. Shefja juridike e këtij universiteti ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ajo mendohet se është infektuar në Tiranë, ndërsa ka marrë pjesë në trajnime dhe projekte në kryeqytet. E infektuara është bashkëshortja e zv/dekanit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan duke e bërë të rrezikuar prej virusit këtë departament. Nga ana tjetër juristja është drejtoreshë e një qendre për personat me aftësi të kufizuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here