Bllokimi për anëtarët e KQZ, Vasili: Nuk mund të jetë 5 me 0 në favor të PS, propozimi ynë i heq pushtetin absolut maxhorancës

0
98

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dhënë qëndrimin e tij para mediave pak pas përfundimit të tryezës së Këshillit Politik sa i takon diskutimeve që shoqëruan mbledhjen.

Duke u ndalur tek propozimi për formulën për emërimin e anëtarëve të KQZ, Vasili tha se duhet të ruhet balanca. Sipas tij, propozimi i opozitës respekton frymën e dakodësisë.

“Lidhur me këtë çështje, kjo është një kundërshtim i plotë i dakordësisë, (për anëtarët e KQZ). Pasi formula e re e depolitizimit është në dy rrugë. Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë. Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën. S’mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet ti rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar. Nuk i jepet regjim absolut për të ndërtuar një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim.”, tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here