Shpërblimi Në fund të muajit, një rrogë shtesë për mjekët dhe infermierët

0
143

 Driçim Çaka

mjeketNga ky fond përfitojnë rreth 9 350 punonjës të qendrave shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 mjekë familjeje, të përgjithshëm dhe specialistë, 6 600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitarë, shoferë, ekonomistë

 

Performaca e mirë në punë dhe shërbimi cilësor ndaj pacientëve do të bëjë që 9300 mjekë, infermierë dhe pjesa tjetër e shërbimit shëndetësor të përfitojë një rrogë shtesë. Ka qenë drejtoresha e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Elvana Hana, e cila ka bërë të ditur vendimin më të fundit të marrë nga FSSH. “Brenda qershorit, në fund të këtij 6-mujori të parë, do të shpërndahen rreth 357 milionë lekë në qendrat shëndetësore, ku përfitojnë 9300 staf i qendrave shëndetësore, mjekë, infermierë apo staf mbështetës, të cilët kanë realizuar indikatorët e performancës, pra shërbimin ndaj pacientit”, – tha Elvana Hana. Sipas drejtoreshsës së FSSH-s, muajt e fundit është vënë re një rritje e cilësisë në spitalet publike dhe çdo mjek e infermier duhet të marrë shpërblimin e tij.

 

Shpërblimi
Fondi për dëmshpërblimin e mjekëve dhe infermjerëve tashmë është në llogaritë bankare të qendrave shëndetësore, të cilat do ta shpërndajnë bonusin brenda muajit. Nga ky fond përfitojnë rreth 9 350 punonjës të qendrave shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 mjekë familjeje, të përgjithshëm dhe specialistë, 6 600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitarë, shoferë, ekonomistë. Sipas vlerësimeve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për treguesit e 6-mujorit të parë të vitit 2013, janë 421 qendra shëndetësore të kujdesit parësor që do të përfitojnë deri në një page shtesë në bazë të numrit të vizitave të realizuara dhe treguesve të cilësisë. Për 6-mujorin e parë të vitit 2013, sipas këtij fondi, treguesit e cilësisë kanë pësuar rritje, sa i takon evidentimit të herët të rasteve dhe mbajtjes nën kontroll të sëmundshmërisë kronike. Po kështu është rritur ndjeshëm numri i kontrolleve të pacientëve me diabet pranë mjekut të familjes si dhe depistimi i grave mbi 35 vjeç me tumor të gjirit. “Ky indikator i futur për herë të parë ka bërë që rreth 70 për qind e grave mbi moshën 35 vjeç të depistohen nga mjeku i familjes, duke shënuar kështu një shifër shumë të mirë, rekord për këtë vit”, – thekësoi Hana. Është i gjashti vit radhazi që mjekët dhe infermierët marrin shpërblimin për punën e bërë.

 

 

Dita Botërore e Gjakut

Dhuroni gjak që të shpëtoni jetë! Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Kryqi i Kuq Shqiptar ka organizuar një fushatë për dhurim vullnetar të gjakut. Arjana Deliana, kordinatore e dhurimit të gjakut pranë Kryqit të Kuq, shprehet se në Shqiqëri mungon kultura e dhurimit të gjakut dhe bën thirrje që njerëzit të ndërgjegjësohen se dhurimi është një akt shumë humanitar. Stina e verës është një prej periudhave më të vështira për bankën e gjakut në Shqipëri, pasi ulet numri i dhuruesve dhe shtohen shumë aksidentet, ndërkohë që nevojat për gjak në vend sa vijnë e shtohen.

 

 

Doktoraturat, shtohen kuotat, përfitojnë 1531 studentë

Do të jenë 1531 doktorantë të rinj në vitin e ardhshëm të studimeve të doktoraturës. Qeveria ka miratuar kuotat e reja, ku bie në sy shtimi me 230 kuota për të gjitha degët. Për çdo program studimi një hapësirë e konsiderueshme është lënë edhe për kandidatët nga trojet, të cilët do të kenë në dispozicion 182 kuota. Po kështu mundësi për të ndjekur doktoraturën do të kenë edhe shtetasit e huaj që banojnë në Shqipëri. Për këtë kategori Ministria e Arsimit do të shpërndajë kuotat në bazë të marrëveshjeve dypalëshe të lidhura në fushat e arsimit. Shtimi i kuotave bazohet në rritjen e pranimeve për universitetet publike. Mundësi për të aplikuar do të kenë si studentët që mbarojnë në shtet, por edhe studentët që mbarojnë në unversitetet private.

 

 

Ishin

a. për kandidatët brenda territorit të vendit                                  1155

b. për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit                   155

c. për shtetasit e huaj                                                                      10

 

Bëhen

a)  Për kandidatët brenda vendit                                                   1337
b)  Për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit                 182
c)  Për shtetasit e huaj                                                                    12.

 

 

Së bashku dhurojmë jetë!

 

14 qershori shënon Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut dhe ashtu si shumë vende të ndryshme të botës, edhe Shqipëria i përgjigjet më shumë se kurrë në këtë ditë nevojës për lëngun e jetës. Alpha Bank Albania, si një prej kompanive shembull të përgjegjshmërisë sociale të biznesit organizoi për të tretin vit radhazi në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar Ditën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut nga punonjësit e Bankës. Alpha Bank zgjodhi pikërisht këtë ditë për të përcjellë mesazhin që dhurimi i gjakut është një aktivitet jetësor dhe duhet pëqafuar nga të gjithë duke u bërë dhurues të rregullt. Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, z. Periklis Drougkas, tha: “Jam shumë krenar që Alpha Bank ka nisur këtë traditë në Ditën e Dhurimit të Gjakut, sepse nëpërmjet këtij akti të thjeshtë human ne dhurojmë jetë. Është e rëndësishmë qe të gjithë të kuptojmë që është përgjegjësia jonë sociale të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ne. Dua të falenderoj Kryqin e Kuq Shqiptar për fushatat e sensibilizimit që ata kanë ndërmarrë dhe gjithashtu kolegët e mi që me anë të këtij akti janë bërë shpëtimtarë të një jete”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency