Ministria e Drejtësisë Transferimi i të dënuarve, nis zbatimi i marrëveshjes me Britaninë

0
131

gjykimiPas nënshkrimit të marrëveshjes, ka nisur më në fund transferimi i të dënuarve shqiptarë nga burgjet e Britanisë së Madhe drejt burgjeve të vendit tonë. Një fakt i tillë bëhet zyrtarisht me dije nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa shtohet se ndërkohë vijon proces i transferimit të personave të dënuar me Italinë dhe me palën greke po përcaktohen modalitetet për lehtësimin e procesit të transferimeve. Ministria e Drejtësisë në kuadrin e integrimit europian, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjet dypalëshe, si dhe detyrimit për t’iu përgjigjur kërkesave të shtetasve shqiptarë që aktualisht vuajnë dënimin në shtetet e huaja, për transferimin në Shqipëri konfirmon nisjen e transferimit të të dënuarve shqiptarë nga burgjet britanike. “Në kuadër të ketij angazhimi, shteti shqiptar ka nënshkruar Marrëveshjen Bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, në Londër në datë 15 Janar 2013 “Mbi transferimin e personave të dënuar,” e cila ka hyrë në fuqi në date 11 Qershor 2013” bën me dije ky institucion, ndërsa shton se “zbatimi i kësaj marrëveshjeje filloi nga kjo datë”. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë po vijon procesin e transferimit të personave të dënuar me Italinë. Ndërsa, me palën greke, ka filluar procesi i bisedimeve për përcaktimin e modaliteteve me qëllim lehtësimin e procesit të transferimeve të shtetasve shqiptarë nga Greqia në Shqipëri.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency