Testi i letërsisë 2020/ Gafa me alternativat -E bija Lasgush Poradecit: Turp të kenë. Komplet injorantë…

0
172

 

Sikur të mos mjaftojnë të gjitha gafat dhe niveli shumë I ulët që kanë pasur testet për maturat këtë vit, vjen dhe një gafë tjetër e pafalshme. Ose më saktë injorancë e plotë për letërsinë shqipe. Rasti bën fjalë për poezinë e Lasgush Poradecit.0 Eshtë e bija, Maria e cila ka publikuar poezinë të plotë, “Dritë fshehtësie” duke kujtuar se kjo ka rënë në testet e maturës së sivjetme, por mënyra se si është ndërtuar pyetja, me alternativë ka zbuluar injorancën e njerëzve të arsimit, që janë marrë hartimin e pyetjeve. “Komplet injorantë”- i ka quajtur me të drejtë Maria, prej së cilës morëm postimin e plotë në rrjetet sociale, që sensibilizon këtë fenomen:

“ Kjo poezi e Lasgush Poradecit kish rene ne testet e maturave 2020 me date 11 qershor 2020. Ne test thuhej qe si eshte kuptimi i fjales “dlirnja” dhe alternativat ishin
1) gezohem
2) çlirohem
3)gjunjezohem
4) shmangem.

Ata qe bejne testet jane komplet injorante. Asnjera nga keto nuk eshte kuptimi i fjales dlirnja. (strofa e katert) Turp te kene.”, shkruan Maria. Ndërkohë  është komentuar se fjala respektive për “dlirnja”, është në kontekst folje, e krijuar nga vetë Poeti, nga mbiemri i dlirë, e pastër, e papërlyer, pra si mund ta nxirrja të papërlyer…

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here