EMRI / Ekzekutimi me armë zjarri tek “Komuna e Parisit”, 1 i vdekur brenda një automjeti

0
125

Një person  është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie.

Viktima i identifikuar si Hekuran Billa, 40 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një mjet tip BMW X6 kur është qëlluar nga një person i maskuar në afërsi të një qendre tregtare.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen në vend. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, makina e tij është përplasur me dy të tjera.

Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po ushtrojnë kontrolle për të rënë në gjurmë të autorit të vrasjes.

Ngjarja ka tronditur qytetarët pasur ka ndodhur në një zonë shumë të populluar.

Kush është viktima?

Mësohet se Billa ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjetësh, për vrasjen e Prel Markut në një klub në Londër.

Nga plumbat e shkrehur nga Billa dhe dy bashkëpunëtorë të tij u plagos dhe pronari i klubit Musa Prahmani.

Billa iku në Danimarkë, por policët e gjurmuan dhe e arrestuan, duke e dënuar për vrasje dhe plagosje.

Ai ishte ekstraduar në Shqipëri dhe 1 vit më parë kishte perfunduar denimin dhe ishte liruar nga burgu i Fushë Krujës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here