“Po paguajmë taksat ore, jemi me letra”, plas sherri mes policisë dhe pronarëve të lokaleve në Velipojë

0
95

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit,  kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Gjatë këtij aksioni nuk kanë munguar edhe përplasjet e forta me qytetarët

Sipas tyre, aty është mundi i djersës që kanë derdhur dhe janë taksa pagues të rregullt.

Pjesë nga debati

Polici: Vazhdoni, ju lumte vazhdoni andej. Ne po bëjnë detyrën, jemi në krye të detyrës. largohuni. Mos kundështo policinë (përplasje me banorët).

Qytetari: Jeni të jashtëligjshëm ore, mos bërtit ore

Polici: Duhet të largoheni ju që këtu, do të përballeni me ligjin.

Qytetari:  Për çfarë keni ardhur këtu?

Polici: Jemi për plan masash, të lutem shumë vazhdo.

Qytetari: Mos bërtit. Është fillimi i sezonit turistik sot. Ky është sezoni i pushtimi, sezoni i pushtetit. Jeni në jashtëligjshëm.  Nuk kemi marrë ende njoftimin.

Policia: Ju lutem largohuni

Qytetetari: Po paguajmë taksat ore. Jemi me letra, me të gjitha. Nuk kemi marrë një njoftim zyrtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here