Hysaj pranë kalimit në kryeqytet, Roma-Napoli nisin negociatat!

0
129

Roma vijon të shtoj presionin për të transferuar Elesid Hysaj në kryeqytet. Verdhekuqtë kanë vendosur kapitenin kuqezi në majën e listës së dëshirave për këtë merkato vere. Trajneri Fonseca ka pasur probleme të theksuar me krahët e mbrojtjes dhe Hysaj shihet si profili ideal për ti dhënë fund këtij shqetësimi, një lojtar i cili është i aftë të luaj në të dy krahët.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, të dy klubet kanë nisur negociatat pasi Roma ka trokitur zyrtarisht në derën e De Laurentiis. As këtë herë presidenti i Napolit nuk ndryshon qasje duke mos hequr dorë nga pretendimet për kartonin e Hysaj. De Laurentiis kërkon 20 milion euro për të lë të lirë Hysaj, shifër e cila në këtë kohë është shumë e lartë, aq më tepër që anësori është në prag të skadencës. Roma nuk mund dhe nuk dëshiron të paguaj një shifër të tillë por sigurisht është e gatshme të negocioj për të përfshirë ndonjë lojtarë në negociata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here