‘Sharra ose Fusha e Parave, ku Edvini me Lal Plehun përlajnë çdo ditë nga 400 mijë euro’

0
90
Nga Sali Berisha 

“Fusha e Sharres, si miniera e floririt e Edvin Hajdutit! Sharra njihet tashmë si Fusha e Parave, pasi aty Edvini së bashku me Lal Plehun përlajnë çdo ditë nga 400,000 euro.”

Para pak ditësh, si i dashuruar marrëzisht pas plehrave, Edvin Hajduti kishte zgjedhur të përshëndesë në mëngjes nga Sarajet e Surrelit narkozyrtarët e vet me një video realizuar me dron, që paraqiste krenarisht Fushën e Sharrës, në të cilën plehrat shndërrohen në para, në fakt në flori për atë dhe Lal Plehun.

Afera e plehrave e Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut është ndër aferat më mafioze-korruptive më të mëdha.

Konkretisht ajo konsiston:

Të gjitha plehrat e Tiranës mblidhen nga Eco Tirana, ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës me menaxher të paligjshëm, zv/kryetarin e bashkisë Mazniku, që në kundërshtim me ligjin merr dy paga dhe AGSM Verona e bosit të rrezikshem të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, i arrestuar nga autoritetet italiane si kreu i mafies së Veronës.
Kjo marrëveshje u firmos nga Lal Plehu me Flavio Tosin, ish-kryetar i Bashkisë së Veronës, tani nën hetim në vendin e tij.

Plehrat e Tiranës janë monopol i Ramës-Veliajt-Ahmetajt përmes bedelit Zoto.

Ato prodhojnë flori për këta 4 persona, ndaj edhe këta të 4 kanë vënë Policinë e Shtetit dhe bashkiake të gjëmojnë çdo rom që guxon të marrë ca kanaçe në koshat e mbeturinave.

Duke pasur monopol, kanë rritur çmimet sipas oreksit dhe shumë më lart sesa Mali i Zi.

Eco Tirana i depoziton plehrat e mbledhura në Fushën e Sharrës, ku i paguan nga paratë e takspaguesve, ndërmarrjes private të përpunimit të plehrave të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut në Sharrë, që menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

a) 29 euro për ton mbetje;
b) 6 euro për ton dhera të pastra;
c) 9 euro për ton inerte.

Të gjitha kompanitë private të ndërtimit detyrohen që dherat dhe inertet t’i depozitojnë vetëm në Fushën e Sharrës, se ky është monopol dhe biznesi i Ramës.

Nëse duan të marrin dhera dhe inerte për sistemime urbane, prapë nuk lejohet t’i lëvizin nga kantieri 1 e t’i çojnë në kantierin 2, por duhet të paguajnë dy herë edhe për depozitim, edhe për blerje si mall i ri, veç nga monopoli Rama-Velia i Sharrës dhe ta paguajnë:

a) 10 euro për 1 ton dhera të pastra dhe
b) 27 euro për 1 ton inerte që depozitojnë apo 540 euro për çdo kamion. Kjo është arsyeja pse kamionët e Salillarit, që punojnë tek Unaza e Tiranës, nisen deri në Skuraj të Kurbinit për të hedhur inertet e ndërtimit. Del më lirë të paguaje 100 euro naftë kamionit sesa t’i çojë tek monopoli Rama-Veliaj.

Policia, me urdhër të Ramës, nuk lejon të dalë asnjë kamion me inerte apo dhera nga Tirana.

Kamionet e kompanive të ndërtimit që u nisën për t’i depozituar në landfillin e Bushatit, u ndaluan në Kamëz nga Policia e Shtetit duke iu thënë hapur shoferëve “po ky është biznes i Ramës, ndaj nuk ju lëmë të çoni tjetërkund”.

Po me urdhër të Ramës, situata në Durrës është degjeneruar qëllimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer për të tmerruar qytetarët, me skenar dhe regji që Hajduti i Surrelit të dalë si shpëtimtar për emergjencën, se do të paguajë shteti për t’i sjellë në Sharrë.

Pra, do nxjerrë para nga Buxheti i shtetit në mëngjes për t‘i futur në xhepin personal në drekë!

Duke e pasur monopol privat Sh1/3 çmimin e depozitimit të mbetjeve në Sharrë, nga 22 në 29 euro, pa asnjë justifikim ligjor dhe asnjë ekspertizë ndërkombëtare.Veç grykësia për të vjedhur.

Krahasoni çmimet e Sharrës përarrën, hajduti i Surrelit rriti me  (i) mbetjet, (ii) dherat dhe (iii) inertet dhe do të shihni se janë nga dyfish deri në 12-fish më shtrenjtë se Mali i Zi. Depozitimi i dherave të pastër në Malin e Zi kushton veç 0.5 euro pasi nuk është monopol, përkundrazi; shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish-gurore) që duhen rehabilituar me dhera të pastër duke përmirësuar mjedisin.

Në bregun tjetër të Adriatikut, në Verona, antimafia italiane prangosi si bos kryesor të Ndragetës, Andrea Miglioranzin, kurse në Shqipëri antimafia është vet Edvin Mafia, ndaj dhe Fusha e Sharrës, miniera e tij e Floririt është e paprekshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here