Kriza ekonomike, reagon Kërpaçi: Shqipëria në skonto, shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë. Reformat duhet…

0
129

Ish deputetja e Levizjes Socialiste për integrim Floida Kërpaçi ka reaguar me një postim në faqen e saj në facebook për situatën në të cilën ndodhet biznesi në vend.

“Edhe pse ka shumë ulje çmimesh, fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet e ulët prej pamundësive ekonomike”, shkuan ish deputetja në shënimin e saj

“Edhe pse Shqipëria është në skonto, shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë. Reformat duhet të përmirësojnë këtë raport të zhdrejtë që po gërryen vendin me emigrim”.

Ja postimi i plotë:

Edhe pse ka shumë ulje çmimesh, fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet e ulët prej pamundësive ekonomike.

Që me hapjen e dyqaneve pas pandemisë kemi parë dy lloj afishime tabelash ne dyqanet e Tiranës: Jepet me qira ose Ulje 50-70%.

Të parët kuptohet që jepen me qira sepse biznesi që ishte më parë aty ka falimentuar dhe është mbyllur, duke mbyllur me to edhe shumë vende pune dhe lënë familjet pa të ardhura.

Ndërsa të tjerët po vuajnë të prodhojnë fitime sepse të ardhurat e familjeve pas gjithë taksave dhe detyrimeve shtetërore janë shumë të vogla.

Edhe pse Shqipëria është në skonto, shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë. Reformat duhet të përmirësojnë këtë raport të zhdrejtë që po gërryen vendin me emigrim.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here