Infektohen dy fëmijë me koronavirus, mbyllen tre kopshte në Prishtinë…

0
111

Tre kopshte janë mbyllur në Prishtinë, pasi kanë rezultuar dy fëmijë të infektuar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti.

Sipas Ahmetit dy fëmijë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në një kopsht.

Për shkak të kujdesit ne kemi vendosur t’i mbyllim këto kopshte, t’i dezinfektojmë.

Nesër do të testohen të gjithë fëmijët e atyre dy klasave për të parë a ka pasur ngjitje të virusit më tutje. Jemi duke punuar, ku janë kontaktet e tyre në mënyrë që të kufizojmë shpërndarjen e virusit”, tha Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka thënë më tej se tani për tani nuk do të ketë rikthim të menjëhershëm të masave të izolimit.

Kosova është ende në luftë me COVID-19. Ndërkohë janë infektuar mbi 1263 dhe janë shënuar 31 vīktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here