“Babai i Vjosa Osmanit me uniformën e pólicisë serbe” reagon ish-deputetja: Tentojnë të cenojnë integritetin familjar….

0
127

Ish-deputetja Vjosa Osmani ka reaguar për fotografitë ku shfaqen dy burra të veshur me uniformën e pólicisë serbe, njëri prej të cilëve thuhet se është babai i saj. Duke fajésuar LDK që shpërndan shpífje, Vjosa theksoi se babai i saj u largua nga puna në regjimin serb kur foli publikisht për Kosovën Republikë.

Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit: “Një numër i madh shpífjesh, ashtu edhe siç pritej, po publikohen e shpërndahen këto ditë, por kur ato kalojnë çdo kufi dhe tentojnë të cenojnë integritetin familjar, atëherë duhet edhe të reagohet edhe të denóncohen shpífësit e të ndjeken rrugët ligjore. Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetë një fotografi të dy pólicëve serbë dhe pa fije turpi génjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani. Natyrisht që në atë foto nuk është babai im e natyrisht që edhe génjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpífje e rradhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit. Për fatin e keq të vendit tonë, shpífjeve të tilla u shërbejnë edhe disa pseudo-portale të shndërruara në mjete propágandistike të tregtarëve të kufijve. E edhe më fatkeqe është kur shoh disa që e quajnë veten aktivistë të LDK-së tek shpërndajnë shpífje të tilla teksa harrojnë që po këta që po i montojnë këto génjeshtra sot, dje nga hotele të Shqipërisë përgatisnin komunikata e shpallnin trádhtarë veprimtarët më të mirë të LDK-së.

Babai im është larguar nga puna më 15 mars të vitit 1989 duke u bërë kështu ndër shqiptarët e parë që largohen dhúnshëm nga puna nga regjimi serb, pikërisht pse ka besuar dhe ka folur publikisht për Kosovën Republikë. Ai në fillim të viteve të 90-ta i është bashkuar përpjekjeve të para të Presidentit Rugova për të ndërtuar shtyllat e mbrojtjes për rajonin e Mitrovicës (në sistemin paralel) dhe për këto përpjekje është búrgosur dhe ka përjetuar tortúra çnjerëzore në búrgjet serbe.

Për këtë, dëshmitarë janë qytetarët e Mitrovicës, organizatat e të drejtave të njeriut si dhe aktivistët e LDK-së të asaj kohe. Por, shpífësit e këtyre ditëve po dëshirojnë ta barazojnë sistemin jugosllav me atë të ndërtuar nga Presidenti Rugova. Të bësh një barazim të tillë duke u shërbyer me montime e fotografi të pólicëve serbë dhe të tentosh të denigrosh dikë që ka punuar për Kosovën shtet të pavarur e sovran që nga viti 1989, është e pafalshme dhe joetike. Prandaj edhe familja ime do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj portaleve që po i shkruajnë këto shpífje e montime si dhe ndaj individëve shpífës që po i shpërndajnë ato.”(A.M/Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here