Mimoza Arapi/ Me një çmim të UNESCO-s, e ndrojtur në Tiranë!

0
186

Bisedoi: Violeta Murati

mimoza prite foton deri nw mes, afer qafes te dale si portretMimoza Arapi vjen me ndrojtje në “territorin” e kryeqytetit. Takon miqtë, shkrimtarë e piktorë. Në pak ditë qëllojnë disa veprimtari kulturore në Tiranë, me modesti rrëshqet për t’i parë, për të kuptuar se çfarë po ndodh në Shqipëri. Në pak ditë, që hynë në lëvizjet e saj të shpeshta për të kaluar kufijtë, Arapi na ka rrëfyer në këtë intervistë një anë tjetër të botës së një piktoreje që nuk bën zhurmë, që mëton të ndjekë ritmin e zemrës sipas një konvencioni të spikatur tashmë, që i përket sa ngjyrës, aq dhe moslëshimit klasik: telajo, kanavacë dhe jetës së pastër mes “bojërave”

Mimoza Arapi vjen me ndrojtje në “territorin” e kryeqytetit. Takon miqtë, shkrimtarë e piktorë. Në pak ditë qëllojnë disa veprimtari kulturore në Tiranë, me modesti rrëshqet për t’i parë, për të kuptuar se çfarë po ndodh në Shqipëri. Në pak ditë, që hynë në lëvizjet e saj të shpeshta për të kaluar kufijtë, Arapi na ka rrëfyer në këtë intervistë një anë tjetër të botës së një piktoreje që nuk bën zhurmë, që mëton të ndjekë ritmin e zemrës sipas një konvencioni të spikatur tashmë, që i përket sa ngjyrës, aq dhe moslëshimit klasik: telajo, kanavacë dhe jetës së pastër mes “bojërave”. Ardhur nga një shkollë realiste, Mimoza krijon një sintezë klasike me punët e saj, qoftë në konceptin intelektual të cilit i referohet, ashtu dhe kërkimin e shkakut mes ngjyrës, idesë e filozofisë. Në Athinë, Londër, Romë dhe Edinburg i gjen pikat e ballafaqimit, në unin artistik, ndërsa ndan nga kjo përvojë një çmim të rëndësishëm për të, siç është ai i UNESCO-s.

 

 Mimoza Arapi, piktore me një biografi të pasur për rrugëtimin e karrierës, por kjo “e izoluar” në udhën tuaj dhe jo e njohur këtej nga udhët e skenës shqiptare. Si mund të na flisni, prezantoni veten tuaj në pak fjalë?

Prej disa vitesh jetoj jashtë Shqipërisë, ku edhe kam zhvilluar aktivitetin tim artistik. Kam ekspozuar gjatë kohës që kam jetuar në Shqipëri, por më pas për arsye të distancës dhe problemit teknik, nuk kam qenë prezente.

Gjatë këtyre viteve që jetoj jashtë kam ekspozuar në disa vende të ndryshme si Uashington në “Afortable Art Fair”, në Athinë me shumë ekspozita, në Londër dhe në Itali disa herë.

 

Ka një paradoks lëvizjeje në jetën tuaj: Londër, Tiranë, Athinë. Në cilat metropole ndaleni më shumë, ndieni tërheqjen artistike?

Po, është e vërtetë, duhet të përfshini edhe Edinburgun, ku dy vitet e fundit kam qenë shpeshherë, pasi kam një projekt për një ekspozitë personale, e cila është në diskutim në këto momente dhe shpresoj se do të realizohet këtë vit. Londra është një nga kryeqytetet kozmopolitane ku arti ka një vlerësim tjetër dhe në këtë pikë tërheqjen më të madhe artistike e kam në Londër, pastaj në Edinburg, pasi këtu kanë qenë edhe mundësitë që më janë krijuar më tepër.

 

Për të mos mbetur një çështje enigmë motivi i kësaj interviste, do të kujtoja se mbani një çmim nga UNESCO, se keni në të kundërtën, nga këtu, skena që gjurmoni për ekspozim…?

Çfarë lidhjeje krijojnë këto të gjitha, në rastin tuaj sa bëhet domosdoshmëri kjo prezencë?

Po, në janarin e këtij viti kishim një ekspozitë të organizuar me mbështetjen e UNESCO-s, nga ku u vlerësova me një çmim. Kjo ekspozitë u bë në sallat e ekspozitave, që ka në dispozicion Bashkia e Pireut në Athinë me pjesëmarrjen edhe të disa piktorëve të tjerë. Por është e vërtetë në një qytet më të madh ka mundësi më të mëdha, për t’u ekspozuar pasi ka qendra të ndryshme kulturore dhe galeri profesionale, në të cilat kam ekspozuar.

 

Ekspozitat, në të kundërt, ato personale, pse ju kanë mbajtur aq larg Shqipërisë?

Mbase për shkaqe teknike, pasi punët janë të shpërndara për arsye të pjesëmarrjeve në ekspozita të ndryshme. Vjet nga 11 shtatori deri në 15 janar të këtij viti isha e përfshirë në një ekspozitë në grup, me piktorë londinezë, në Londër, në të cilën u paraqita me disa punë. Sigurisht që është dëshirë e madhe dhe shpresoj shumë shpejt do të mund të paraqes punët e mia edhe në Shqipëri.

 

A mund të na krijoni një ballafaqim, me aq sa mundeni, referuar përvojës suaj, se çfarë ngacmon tek ju lëvizja, atmosfera, personalja, historia nëpër vendet ku bini në kontakt me pikturën e kolegë?

Për mua lëvizja ka shumë vlerë,sepse të krijon mundësi të njohësh dhe të prekësh nga afër kultura dhe civilizime të vendeve të tjera, të krijon eksperienca të reja, njihesh dhe bashkëpunon me kolegë të vendeve të tjera. Lëvizja është frymëzim, ngacmim artistik të cilin e krijojmë qoftë edhe me një vizitë që bëjmë në një galeri. Ndjehem e mbushur kur gjendem në harmoni të plotë me ambientin ku ndodhem sepse e ndjej veten pjesë të tij.

 

Pse vazhdoni të pikturoni? Gjithnjë e më rrallë “klasikët”, ata që marrin telajon, kanavacën, bojën e furçën që ecin apo izolohen për frymëzime, po diskutohen. A ndieni rezistencë ndaj formave të tjera të artit pamor, për ta “ruajtur” këtë traditë të pikturës?

Shumë herë them se duhet të jem me fat që më është dhuruar privilegji të shprehem me këtë gjuhë. Unë vij nga një shkollë realiste, e cila ka qenë bazament i fortë, por kjo nuk më ka penguar të eksperimentoj dhe të shprehem me forma të ndryshme të artit pamor. Sigurisht që klasikët kanë vlerë të padiskutueshme që gjithmonë do të mbeten koherent, por diskutohen më rrallë ata, që nuk kane arritur vlerën e duhur por thjesht kane flirtuar me artin klasik.

 

Kujt i mbeteni besnike, ju si piktore: ngjyrës, idesë, filozofisë… çfarë është përmbushje për ju?

Unë i mbetem besnike sintezës së idesë, ngjyrës dhe filozofisë. E para është ngjyra që vendos, por ngjyra bëhet shkas nga ideja dhe ideja vjen si rrjedhojë e një koncepti ose filozofie, prej së cilës ngacmohesh dhe zhvillon kërkimin dhe konkretizimin. Koncepti intelektual është esenca e punës. Njohja e mitologjisë si dhe lidhja që krijon me filozofinë, forma ndërthurja që vendosin me njëra-tjetrën, realja në thelb e shprehur në formë ireale dhe e kundërta irealja e shprehur në mënyrë reale. Forma gjeometrike dhe penelatat e papërcaktuara, të gjitha këto të unifikuara janë mënyra të ndryshme të të shprehurit duke qenë konsekuente. Është një rrugë pa fund që kam gjithë dëshirën që ta ndjek.

 

Planet në Shqipëri dhe…?

Siç e thashë edhe më parë, dëshira është, mjafton të kem mbledhur veprat, të cilat janë të shpërndara. Për momentin mund te them së për këtë vit, sipas planeve të përcaktuara, janë: Bienalja Internacionale e Artit dhe Kulturës në Romë në 15 deri 18 maj, si edhe ekspozita që do të realizohet në Edinburg. Gjithashtu para pak ditësh u mbyll ekspozita, e cila u realizua në një qendër kulturore në Athinë, më pas janë në plan edhe ekspozita të tjera në Athinë. Plani më i afërt në Shqipëri është të shikoj prindërit e mi, të cilëve u detyrohem gjithçka si edhe familjen time, por njëkohësisht edhe takime me miqtë, sepse çfarë do të ishim pa miq të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency