Trafiku i narkotikëve/ Operacioni “Vrima”, 15 shqiptarë në pranga, u kapën 1 milion euro drogë

0
189

Artan Cena

droge-lazarati_1 Policia italiane kishte nisur prej 1 viti hetimet ndaj grupit shqiptaro-italian. Zbardhen emrat dhe fotot e shqiptarëve që janë vënë në pranga. Si bëhej trafiku nga Shqipëri në Itali

Policia italiane bëri publik emrat e 15 shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës në Itali. Në superaksionin e koduar “Vrima, policia e Barit sekuestroi 13.5 kg heroinë, ndërkohë që u arrestuan 20 persona, mes tyre 15 shqiptarë dhe të tjerët italianë. Policia e Barit njoftoi goditjen e një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Altamurës, por që e kishte shtrirë aktivitetin e saj edhe në Pulja, Toskana dhe Abruzo. Nga puna hetimore, u zbulua një laborator i përpunimit të lëndëve narkotike në Altamura, ku kryhej përgatitja dhe paketimi i drogës. Në laborator u arrestua në flagrancë një shqiptar, i cili po përpiqej të ngarkonte pakot e heroinës në makinën e tij. Media italiane raporton se, gjatë aksionit u arrestuan 15 shqiptarë dhe 5 italianë, si dhe u sekuestrua një sasi heroine prej 13.5 kg, vlera e së cilës arrin në 1 milion euro. Veç të arrestuarve gjatë operacionit të quajtur “Vrima”, 18 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

 

Operacioni antidrogë

Në një operacion të gjerë anti-mafia të koduar “Vrima” janë ekzekutuar 16 urdhër-arreste. Në pranga kanë rënë 5 shtetas italianë dhe 11 shqiptarë, të cilët akuzohet se ishin pjesë e një grupi trafikimi droge. Ndërkohë që mësohet se janë në kërkim edhe 4 persona të tjerë. Gjatë operacionit në zonën e Altamuras është zbuluar një laborator në të cilin sapo ishin prerë dhe përgatitur 13.5 kg heroinë të ndara në pako prej 23 miligramëshe. Në laborator është arrestuar në flagrancë një shqiptar i cili po përpiqej të ngarkonte pakot e heroinës në makinën e tij. Operacioni u shtri në diza zonë të Italisë, si në Pulia, Toscana dhe Abruzzo. Gjatë operacionit të Anti-Mafias së Barit gjithashtu u sekuestrua një sasi prej 11 kilogramë hashash. Nga hetimet e para rezultoi se droga kalohej në Itali e fshehur në automjetet që vinin nga Shqipëria. Nëpërmjet përgjimeve telefonike, hetuesit italianë arritën të bëjnë një lidhje mes trafikantëve dhe shpërndarësve në Itali. Ndër të arrestuarit, spikat shtetasi italian Marco Muserra, i cili është pjesë e grupit ‘Parisi’, i mirënjohur në zonën e Barit.

 

Si bëhej trafiku

Gjithashtu, përveç 16 të arrestuarve dhe 4 të tjerëve të cilët janë shpallur në kërkim janë edhe 18 të tjerë që do të hetohen në gjendje të lirë. Operacioni u shtri në Puglia, Toscana dhe Abruzzo. Gjatë operacionit të Anti-Mafias së Barit gjithashtu u sekuestrua një sasi prej 11 kilogramë hashash. Nga hetimet e para rezultoi se droga kalohej në Itali e fshehur në automjetet që vinin nga Shqipëria. Operacioni i quajtur ‘’Vrima’’ dhe që ka zgjatur rreth 1 vit, ka nisur pas përpjekjes së një grupi trafikantësh shqiptarë me rrënjë të mirëstabilizuara në Itali për të kaluar sasi të mëdha heroine në vendin fqinj nga Shqipëria.

 

SHQIPTARËT E ARRESTUAR:

Vilson Prifti

Llazar Veshi

Pllumb Peposhi

Eduart Halilaj

Leonard Halilaj

Afërdita Murrizi

Ylli Doka

Fatmir Doka

Taulant Hodaj

Selim Priska

Dritan Zaganjori

Altin Shtama

Aleksandër Hodaj

Klinton Doka

 

Arsenal armësh në banesën e të dënuarit, prangoset Çuni

 Një arsenal armësh është gjetur në banesën e një personi i cili ishte i dënuar më parë për vrasje. Ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Arsenal”, ku u sekuestruan, 1 mitraloz i lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-she, 1 kallëp tritol, 2 kuti me 20 kapsolla detonatorë, 7 krehër dhe 380 fishekë. Ndërsa në flagrancë, blutë e Shkodrës arrestuan 61-vjeçarin Pjetër Çunin, personin që posedonte municionet dhe armët. Mësohet se, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Shkodrës ka ushtruar një kontroll blic në banesën e 61-vjeçarit, ku zbuluan arsenalin e armëve dhe bën të mundur arrestimin e tij. Policia sekuestroj në cilësinë e provës materiale, armët dhe municionet. Por, armët do t’i nënshtrohen një kontrolli balistik për ekzaminim të mëtejshëm. Ndërsa mbi të arrestuarin, rëndo në vepra penale “armëmbajtje pa leje”.

 

Sherri në Pukë, policia ndalon dy të rinjtë protagonistë

 Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Pukës për plagosje të lehtë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e të hënës. Elham Kuçi, 23 vjeç, dhe Visar Dodani, 22 vjeç, kanë plagosur me grushte e sende të forta shtetasit me inicialet K. M., 30 vjeç dhe E. Ç., 50 vjeç. Gjatë konfliktit, ata kanë dëmtuar xhamin dhe pasqyrën e automjetit në pronësi të K. M. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ku Elhami Kuçi nuk u është bindur urdhrave. Mbi të rinjtë rëndon akuza për plagosje të lehtë me dashje, shkatërrim prone dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here