Ish-ministri publikon raportin e Bankës Botërore: Shqipëria e fundit në Rajon dhe pa asnjë perspektivë për kapacitetet e Sistemit Shëndetësor!!

0
80

Nga: Tritan Shehu

Sipas studimit te fundit te Bankes Boterore, Shqiperia edhe gjate epidemise Covid 19 eshte treguar e fundit ne Rajon per problemet e medha te sistemit tone shendetesor.
Vendi i yne ku akoma nuk eshte harruar slogani “shendetesi falas”renditet ne bisht per financimin e shpenzimet per fryme popullesie per shendetesine duke qene ne shifrat 307 $, mbi dy here nen mezataren e rajonit dhe mbi 10 here nen ate te vendeve te BE.
Pagesat direkte nga xhepi i pacienteve vazhdojne te jene reth 50% te shpenzimeve, me te lartat keto ne Rajon e reth 4 here me te larta se ato ne vendet e BE, tregues ky thellesisht anti social dhe e kunderta e spekullimit “Shendetesi falas”.
Shqiperia ka indeksin e Sigurise Shendetesore Globale me te ultin ne Rajon.
Shqiperia, qe me 2013 kishte 1,28 mjeke per 1000 banore, sot eshte ulur ne nen 1, shifra keto katastrofale 2-3 here nen vendet e Rajonit e 3-4 here nen mezataren Europiane.
Gjithashtu Shqiperia ka numrin e shtreterve spitalore disa here me te ulet se Kontinenti, reth 2,1 per 1000 banore.
Dhe kjo liste mund te vazhdoje gjate me numrin e specialiteteve, specialisteve, teknologjise ne dispozicion, nivelit teknik, gjendjes se sherbimeve te Reanimacionit e urgjences, etj etj
Te gjitha keto te dhena te cilat ne shumice po vijne duke u perkeqesuar cdo vit, bejne qe vendi i yne te renditet ne fund te Rajonit e Kontinentit edhe per Kapacitet e Sistemit Shendetesor si dhe per Kujdesin ndaj Pacientit, me tendece rritjen e diferences me vendet e tjera.
Pra jo vetem qe jemi keq, te fundit, por dhe pa asnje perspektive afrimi me keto vende duke u thelluar kjo diference negative.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here