“Tirana e të gjithëve” Premtimi, Rama: Legalizimet falas, do t’i paguajë shteti

0
138

Gëzim Saliu

jo e mbushur

Kreu i PS-së, veriorëve: Nuk ju kam thënë shpellarë, nëse e gjeni deklaratën, iki nga Shqipëria

Rama “injoron” situatën në KQZ: Lëreni, se i përket së shkuarës, shikoni votën

 

Të gjitha shpenzimet për procesin e legalizimeve do t’i paguajë shteti dhe ky proces do të mbyllet brenda mandatit të parë qeverisës. Kështu premtoi dje kreu socialist Edi Rama në aktivititetin “Tirana e të gjithëve” në Pallatin e Kongreseve, ku tha se procesi i legalizimit lidhet drejtpërsëdrejti me daljen e vendit nga kriza ekonomike dhe me zhvillimin e ekonomisë kombëtare. “Aty ku janë zonat informale, flasim për shtëpi të ndërtuara për turizëm, nuk flasim për shtëpi të ndërtuara tek-tuk, flasim për lagje dhe zona informate. Familjet nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për legalizimin, nuk është premtim elektoral. Të gjitha shpenzimet e procesit të legalizimit do t’i bëjë shteti. Mos i besoni teorisë së Saliut se do t’ju vëmë nga një zyrë legalizimi në çdo lagje. Kjo është me u vënë nga një hajdut në çdo lagje. Për lagjet informate legalizimi do të jetë falas”, – deklaroi Rama, duke shtuar se këtë proces do ta drejtojë vetë personalisht.

 

Aktiviteti

I organizuar në formën e një “Këndi fjale” masiv, takimi i zhvilluar dje me banorë nga të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit kishte në qendër të tij programin e PS-së. Në fjalën e tij, kreu socialist foli për akuzat e drejtuara ndaj tij nga ana e Kryeministrit Berisha, ku sipas së cilave, Rama i ka quajtur “shpellarë” të ardhurit nga veriu i Shqipërisë. Duke mohuar përdorimin e një termi të tillë, lidershipi i PS-së tha se nëse kreu i qeverisë i vërteton këtë akuza, ai do të largohet përfundimisht nga jeta politike dhe nga Shqipëria. “Saliu gënjen për shprehjen shpellarë. Në qoftë se ka në gjithë arkivat e televizioneve apo të radiove, figurë apo zë timin, ku unë të kem përdorur këtë shprehje, unë, Edi Rama, sot largohem jo nga politika shqiptare, por nga Shqipëria. Nëse kjo provë nuk ekziston, më lind e drejta t’ju them se të gjithë tropojanëve dhe të ardhurve nga veriu se ky burrë kërkon t’ju mbajë peng në shpellën e mendësisë së tij, duke shfrytëzuar sedrën, traditat, vlerat dhe besnikërinë tuaj”, – u shpreh Rama. Në këtë takim, kryesocialisti shpjegoi edhe taksimi progresiv që kërkon të aplikojë PS në rast se fiton zgjedhjet e 23 qershorit, duke theksuar se 1 janari i vitit 2014 do të sjellë frutet e para të këtij modeli ekonomik. “Taksimin e ndershëm për të gjithë ata që marrin një rrogë do ta fusim në fuqi në 1 janar 2014. Heqjen e taksave dhe atë pjesë të taksave që do të ulen për të gjithë prodhimin bujqësor do ta nisim në 1 janar 2014. Heqjen e taksës së ilaçeve 10% do ta fusim në 1 janar 2014. Pjesën tjetër që ka të bëjë me taksën 20% për ushqimet bazë do ta fusim në fuqi më 1 janar 2014. Dhe atyre që duan faturën dhe thonë se nuk përballohet, unë po ju them që fatura për të gjitha këto bashkë është e barabartë me gjysmën e parave që iu vidhen shqiptarëve nga nafta”, – pohoi ai. Ndërkohë i pyetur lidhur me situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili po funksionon vetëm me katër anëtarë, Rama e injoroi këtë si problematikë duke thënë se,: “Lëreni KQZ-në, lëreni të shkuarën dhe shikoni se pas 8 ditësh është stacioni kur Shqipëria takohet me të ardhmen, që do të thotë, e shkuara vlen si pasqyrë për të parë të ardhmen. Në atë pasqyrë ne mund të shohim lehtësisht rrugëdaljen nga e gjithë problematika. Secili të bëjë detyrën e vet, çdo qytetar, qytetare, çdo votues dhe votuese”.

 

 

 

Korçë

Fino: Me heqjen e taksës së biznesit të vogël përfitojnë 400 mijë shqiptarë

Njohja e programit të PS-së ishte në qendër të bashkëbisedimit të kandidatëve për deputetë të PS-së të drejtuar nga Bashkim Fino me biznesin e vogël të qytetit të Korçës. Heqja e taksës për biznesin e vogël dhe një varg masash të tjera u shpreh Fino do të krijojnë një klimë shumë të mirë për biznesin e vogël. Fino u bëri thirrje biznesmenëve të vegjël të votojnë PS-në, pasi sipas tij, vetëm duke votuar këtë force politike biznesi i vogël do të marrë frymë lirisht. “E themi me bindje se partneri jonë më kryesor është biznesi i vogël. Me taksën e biznesit të vogël që ne heqim, 400 mijë shqiptarë nuk është pak të përfitojnë. Nga llogaritjet që ne kemi bërë I bie rreth 8 mijë familje korçarë. PS nuk mjaftohet me kaq. Ajo ka vendosur që pas 23 qershorit Tatimin mbi Fitimin ta përgjysmojë,pra nga 10% ta shpjerë në 5%. Do të marrë përsipër të heqë gjithë sistemin e referencave. Ata që do të hapin biznese të reja të agropërpunimit në fshat, 3 vitet e para nuk do paguajnë Tatim mbi Fitimin. Kjo është një masë shumë e rëndësishme që PS merr sepse i krijon mundësi të gjithë fermerëve që do të merren me këtë lloj biznesi ta konsolidojnë biznesin e tyre”, – tha ai. Nga ana e tij kryetari i Shoqatës së biznesmenëve të vegjël të Shqipërisë, njëherësh edhe i biznesit të vogël të Korçës Albert Goroka ka nënvizuar se biznesi i vogël për shkak të rritjes së taksave, monopoleve, tatimeve të larta të energjisë elektrike, informalitetit dhe konkurrencës së pandershme është duke kaluar vështirësi të mëdha dhe po shkon drejt falimentimit. Gjatë vitit të fundit sipas tij kanë shpallur falimentimin mbi 20.000 biznese të vogla.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency