Donald Trump shtyn samitin e G7-s në shtator, zbulohet arsyeja e vendimit

0
143

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur se do të shtyjë samitin e G7-s në shtator.

Trump u tha gazetarëve që udhëtonin me të nga Florida për në Uashington se G7-a, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në fund të qershorit në Camp David, është një “grup shumë i vjetëruar vendesh” dhe se ”nuk përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë”.

Takimi zakonisht mbledh së bashku liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Italisë dhe SHBA-së.

Rusia u përjashtua nga G8-a pesë vjet më parë si ndëshkim për aneksimin e rajonit fqinj të Krimesë.

Alyssa Farah, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, tha se samiti i G7 do të bashkojë aleatët tradicionalë për të biseduar rreth trajtimit të së ardhmes së Kinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here